LAJMI I FUNDIT:

Dështojnë tenderët për pyllëzim

Dështojnë tenderët për pyllëzim

Që nga viti 2014, Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), ka planifikuar të bëjë pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura prej rreth 309 hektarësh. Mirëpo, kjo Agjenci që është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë ka dështuar në dy prokurime, ani pse në të dy rastet është lidhur kontrata. Kontrata e fundit ka dështuar para pak ditësh.

Të ndodhur në këtë situatë APK-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë lidhur një memorandum të bashkëpunimit për pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura, duke i angazhuar 184 punëtorë të rasteve sociale për një periudhë 1.5 muaj.

Fillimisht, Agjencia Pyjore e Kosovës ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Prebreza” SH.P.K nga Fushë Kosova, me datën 2 shtator 2015, në vlerë prej 85,529.58 euro.


Sipas autoriteteve të APK-së, kompania e lartcekur mbështetur në kontratë është dashur t’i dërgojë minimum 100 punëtorë të deklaruar në ATK, ndërsa fillimi i realizimit të punëve-shërbimeve ka qenë i paraparë me datë 1 tetor 2015.

Ahmet Zejnullahu, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, thotë se Agjencia me datën 21 shtator 2015 pranon njoftimin me shkrim nga Kompania “Prebreza” mbi tërheqjen nga realizimi i kontratës me disa arsye të pabaza. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori