Dëshmuan ekspertë dhe motrat medicinale, vazhdoi gjykimi për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë

Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të rinj të propozuar nga Prokuroria dhe nga mbrojtja e të akuzuarve, sot vazhdoi procesi gjyqësor për zjarrin në spitalin modular në Tetovë.
U morën në pyetje profesorët universitarë, Vllatko Stoillkov dhe Vladimir Dimçev nga Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Ata në procedurën parahetimore kanë përgatitur konstatim dhe mendim të ekspertëve për atë nëse spitalet modulare ishin ndërtuar sipas detyrës projektuese sipas kërkesave të organit kontraktues.
Prokurori kërkoi që profesori Stoillkov të sqarojë se çfarë instalimi për energji elektrike ka pasur spitali modular në brendi.
“Në lidhje me instalimin e brendshëm për fat të keq nuk mundëm të bënim mbikëqyrje në vetë spital sepse, siç e dini ai u dogj në tërësi. Për këtë bëmë mbikëqyrje në dy spitale të tjera modulare të llojit të njëjtë në Gostivar dhe Kavadar. Bëmë kontroll nëse pajisja e montuar përgjigjet në cilësi me detyrën projektuese. Konstatuam se spitalet modulare janë realizuar sipas detyrës projektuese të Bankës Botërore, detyrim i organit kontraktues”, theksoi profesori Stoillkov.
Njëri nga avokatët e mbrojtjes e pyeti dëshmitarin nëse gjatë përgatitjes së konstatimit kanë kryer mbikëqyrje në vetë vendin në Tetovë, për çka profesori u përgjigj me konfirmim.
Për profesorin Vlladimir Dimçev nuk kishte pyetje të tjera, ndërsa ai tha se mbetet në qëndrimet e dhëna në konstatimin dhe mendimin me shkrim të ekspertëve.
Dëshmuan edhe motrat medicinale, Daniella Simjanovska dhe Fluturie Islami. Në pyetjen e avokatëve nëse ka pasur aparat zjarrfikës në spitalin modular Simjanovska tha se ka pasur në dhomën e punës. Infermierja Islami në pyetjen e njëjtë tha se mendon se ka pasur aparat të tillë.
Gjatë gjykimit gjykatësi Jordan Vellkovski u kërkoi njërit nga të akuzuarit, Artan Etemi dhe një të afërmi të një të vdekuri në zjarrin për qetësi në sallë, e cila ishte prishur për shkak të konfliktit të tyre verbal mes vete.
Prokurorët dhe disa nga avokatët për shkak të dyfishimit të një pjese të dëshmitarëve i tërhoqën listat me njerëz të cilët duhet të thirren që të dëshmojnë. Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për më 6 prill.
Të akuzuarit, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, mjeku Boban Vuçevski dhe përfaqësues i Spitalit klinik në Tetovë si person juridik theksuan se e kuptojnë akuzën, por se nuk e pranojnë fajin dhe se nuk i kanë bërë veprat për të cilat akuzohen.
Gjykimi për zjarrin që ndodhi më 8 shtator 2021 kur humbën jetën 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë ishin lënduar filloi më 7 dhjetor të vitit 2022 pasi nga shtatori i vitit 2022 deri atëherë procesi gjyqësor ishte shtyrë disa herë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës