Nga: Daut Dauti
Viktor Çami (1930-2023), i cili vdiq para tre ditëve në Angli, ka qenë njeri i dijshëm, i dashur dhe patriot. Viktori ka lindur në Vjenë nga nëna austriake kurse babai i tij ka qenë Aziz Çami. Siç shihet nga mbiemri, Azizi ka qenë nga Çamëria i lindur në fshatin Janjar të rrethit të Konispolit. Në vitin 1920, Azizi ka qenë komandant i forcave shqiptare në Luftën e Vlorës – pasi që kishte të kryer akademinë ushtarake në Torino të Italisë. Më vonë i bashkohet KONARE-s (Komitetit Revolucionar) së bashku me Hasan Prishtinën, Fan Nolin etj. Në vitin 1931, Azizi ka qenë njëri nga atentatorët ndaj Ahmet Zogut – atentati që ndodhi në shkallët e Operës në Vjenë. Në vitin 1943, komunistët e vranë Azizin në Tiranë meqë ishte anëtar i rëndësishëm dhe nga komandantët kryesorë të forcave të Ballit Kombëtar.
Nga kjo vrasje, biri i tij Viktori, së bashku me nënën, detyrohen të kthehen në Vjenë. Pas Luftës së Dytë Botërore, Viktori punësohet në BBC. meqë ishte njohës i mirë i disa gjuhëve, përfshirë shqipen dhe gjuhën amtare (gjermanishten), në vitet 1976-1990 Viktori ka punuar si përkthyes dhe analist në Ambasadën amerikane në Vjenë dhe në Londër. Me fjalë tjera, Viktori ka qenë njeriu pranë informatave që janë filtruar nga diplomatët amerikanë në Vjenë dhe në Londër. Duke u bazuar në këtë njohuri, e ka shkruar librin Letra nga mërgimi që janë dëshmi interesante dhe të rëndësishme.
Më poshtë mund ta lexoni një fragment nga ky libër që ka të bëjë me mendimet e tij për demonstratat e vitit 1981 në Kosovë dhe jehonën e tyre në Shqipëri dhe në botë:
Kosova dhe qëndrimi i shtetit shqiptar më 1981
Të gjithë analistët janë dakord se kyçi i gjithë enigmës shqiptare, në çdo fazë të zhvillimeve, është dhe mbetet çka njihet si “Faktori K”, d.m.th. Kosova. Pas heqjes së Rankoviqit dhe “liberalizimit” në Kosovë (pikërisht në atë kohë që mbyllej seksioni shqiptar i BBC-së) dhe që kishte natyrisht objektiva strategjikë të caktuar, pritej një ndikim në Shqipëri, herët ose vonë, sidomos pas prishjes me Kinën. E kundërta ndodhi: Faktori K shpërtheu fuqishëm më 1981. “Zëri i popullit” botoi artikullin: “Pse u përdor forca policore në Kosovë”? Filloi të “digjet stralli” nën këmbët e titistëve. Reagimi në botë ishte: në fillim habi, pastaj nervozizëm, alarm, gati panik. Ishin bërë llogaritë pa hanxhinë! Po na prishej balanca e vendosur në Jaltë! Vetëm atëherë filloi bota (njëlloj si Lindja edhe Perëndimi) për herë të parë ta vështrojë Shqipërinë seriozisht.
Duhej rivlerësuar gjendja. Duhej vendosur çfarë qëndrimi të mbahej ndaj këtij zhvillimi të ri dhe krejt të papritur. U vendos (njëlloj në Lindje si në Perëndim) se ngjarjet në Kosovë nuk ishin në interes të fuqive të interesuara: u denoncuan si shprehje të “nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”. U këshilluan kosovarët të rrinë urtë dhe të ulin kokën, të nënshtrohen. Pozitat e Beogradit u mbështetën prej të gjithëve, hapur ose jo hapur: ishin shqiptarët fajtorë! Kur u mbajt Kongresi i tetë i PPSh-së më 1981 (i fundit për Enver Hoxhën) parulla e vëzhguesve ishte: “Kosova zien … E gjithë bota i ka drejtuar sytë kah Tirana”. Pritej se ç’do të thoshte “shqiptari më i madh i të gjitha kohërave”, se çfarë qëndrimi do të mbante Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë.
A mund të më thoni, miku im i dashur – në këto rrethana – se Enver Hoxha mund të kishte hequr qoftë edhe një presje të vetme në pjesën përkatëse të raportit të tij? Ai e dinte fare mirë se presionet do të intensifikoheshin në maksimum, po të mos hiqte dorë nga përkrahja e tij për lëvizjen kosovare. Ai e dinte fare mirë efektin që do të kishte një bllokadë ekonomike (e pashpallur, natyrisht) mbi ekonominë shqiptare dhe mbi perspektivën e rritjes, nivelin e jetesës, gjendjen e brendshme e të tjera. Ai e dinte fare mirë se do të shtoheshin problemet ekonomike dhe sociale dhe, rrjedhimisht, se mund të dilnin në sipërfaqe edhe tensione politike, sidomos pas largimit të tij nga skena (nuk ishte në gjendje shëndetësore të mirë qysh atëherë). Kjo dihej edhe këtej.
Por, ai dhe shteti shqiptar nuk mund ta ndryshonin pozicionin as edhe një centimetër. E vetmja gjë që mund të bënin ishte të prisnin derisa bota e jashtme (Lindje dhe Perëndim) të ndryshonte qëndrimin, derisa të ndryshonin kushtet politike objektive në botë. Enver Hoxha nuk mund t’u thoshte kosovarëve nga tribuna e Kongresit: “Ore djema, ulni kokën dhe shtrohuni si bagëtia se s’kemi si t’ju ndihmojmë, nuk ja delni dot me kërkesat tuaja, sado të drejta”. Dhe, për të gjitha këto u penalizuan Shqipëria dhe shqiptarët. Kjo është mënyra se si interpretohen ngjarjet në botë. Politika është thjesht kalkulim i interesave, konjukturave dhe i balancës së forcave.
[…]
Ndoshta më mashtron kujtesa, por kam përshtypjen se artikulli me titull: “Pse u përdor dhuna policore në Kosovë?“ u botua shtatë ditë pas shpërthimit në Prishtinë. Do të thosha se partia dhe shteti shqiptar nuk mund të reagonin menjëherë, duke dhënë kështu përshtypjen se ishin të përgatitur. Ekzistenca apo jo e divergjencave në udhëheqjen shqiptare ishte natyrisht diçka që preokuponte në atë periudhë edhe të gjitha qarqet e interesuara kudo në botë. Është për t’u habitur si nuk ka pasur deri më sot asnjë informacion publik mbi këtë çështje. Diku duhet të ketë një farë dokumentacioni për këto çështje jashtëzakonisht të rëndësishme; dikush në dijeni të fakteve duhet të ketë hapur gojën pas gjithë këtyre viteve. Mister! Enigmë!!
Për sa i përket vërejtjes suaj: “asnjë reagim zyrtar i Tiranës për gjakosjen e Kosovës në OKB”, mund të vë në dukje vetëm se OKB-ja nuk ka mandat të merret me çështje të brendshme të një shteti e, përveç kësaj, dihet se OKB-ja edhe në atë periudhë dominohej nga fuqitë e mëdha anëtare të Këshillit të Sigurimit. Dihet edhe se ngjarjet në Prishtinë nuk u pritën aspak me kënaqësi nga asnjë prej këtyre fuqive. Do të thosha bile se efekti i këtyre ngjarjeve shkaktoi gati një panik të vërtetë në disa qarqe. Ju e dini fare mirë se demonstratat u denoncuan nga pothuajse i gjithë shtypi perëndimor si “manifestime të nacionalizmit, separatizmit dhe irredentizmit shqiptar”. Kosovarët u denoncuan (pikërisht si thoni edhe ju) si “elementë destabilizues!“ Gjendja ndryshoi vetëm më 1989, në kohën e ngjarjeve të Trepçës kur nuk ishte më e mundur të mbulohej dielli me shoshë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
ASHIK QERIBI
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Konfiteori i artistit
Fjalë të urta angleze: Miku në pushtet është mik i humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme