LAJMI I FUNDIT:

VJENA

VJENA

Nga: Midge Ure (Ultravox, 1981)
Përktheu: Besnik Hamiti

Ecëm në ajër të ftohtë
Hukamë e ngrirë në xham dritareje
Të shtrirë dhe në pritje
Një njeri në errësirë në kornizë fotografie
Aq mistik dhe shpirtëror
Një zë që afrohet si bërtimë shpuese
Të pushton derisa


Ndjenja venitet, vetëm ti dhe unë
Për mua s’ka rëndësi
Kjo për mua s’ka rëndësi
Oh, Vjenë

Muzika thuret
Nota që të pushtojnë, harqe në picikato
Ritmi thërret
Të vetëm në natë kur drita e ditës sjell
Heshtjen e ftohtë, të zbrazët
Ngrohtësia e dorës tënde dhe qielli i ftohtë gri
Faniten në largësi

Imazhi është fikur, vetëm ti dhe unë
Për mua s’ka rëndësi
Kjo për mua s’ka rëndësi
Oh, Vjenë

Kjo për mua s’ka rëndësi
Kjo për mua s’ka rëndësi
Oh, Vjenë