LAJMI I FUNDIT:

Deri në 10,000 britanikë me coronavirus? Kulmi i krizës pritet pas disa javësh!

Deri në 10,000 britanikë me coronavirus? Kulmi i krizës pritet pas disa javësh!

Deri në 10,000 britanikë tashmë mund të jenë infektuar me coronavirus, paralajmëruan sot ekspertët.

Duke folur në një konferencë për shtyp, kryeministri Boris Johnson tha se numri i rasteve në Britaninë e Madhe pritet të rritet ndjeshëm në javët e ardhshme.

Kryetari i Këshillit Shkencor të Qeverisë, Patrick Vallance, tha aktualisht janë 590 raste që janë identifikuar dhe ka më shumë se 20 pacientë në kujdes intensiv.


“Nëse llogaritni se çfarë do të thotë me të vërtetë sa i përket numrit të përgjithshëm, ka shumë të ngjarë të kemi 5,000 deri 10,000 të infektuar për momentin. Ky është ende një numër relativisht i vogël”, tha Vallance.

NHS paralajmëron se “njerëzit e moshuar dhe njerëzit me kushte para-ekzistuese mjekësore ka më shumë të ngjarë të sëmuren rëndë me virusin”.

Hulumtimet kanë treguar që njerëzit mbi moshën 60-vjeç përbëjnë më shumë se 80 për qind të vdekjeve nga sëmundja në Kinë.

Ekspertët besojnë se rreziku nga Covid-19 mund të rritet me moshën.

Një studim i madh i botuar në revistën mjekësore JAMA analizoi më shumë se 72,000 pacientë kinezë që kishin kontraktuar me virusin.

Ata zbuluan se shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë ishte 2.3 për qind – por te të rriturit mbi 80-vjeç, kjo u rrit në gati 15 për qind.

Shkencëtarët nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve lëshuan ndarjen e llogaritjeve të tyre përmes moshës:

10-19: 0.2%

20-29: 0.2%

30-39: 0.2%

40-49: 0.4%

50-59: 1.3%

60-69: 3.6%

70-79: 8%

Mbi 80-vjeç: 14.8%

Një nga arsyet që coronavirusi mendohet të jetë më vdekjeprurës sesa gripi është pasi ai është plotësisht i ri dhe është hera e parë që njerëzit e kanë hasur.

Nuk ka asnjë vaksinë për coronavirusin e ri – ose kurat e njohura. Çështje themelore shëndetësore, përfshirë astmën, sëmundjet e zemrës dhe diabeti, rrisin rrezikun e një personi.

Një grup tjetër në rrezik, janë ata me kushte që dobësojnë sistemin imunitar – përfshirë pacientët me kancer që i nënshtrohen trajtimit.

Ndërsa shumica do të shërohen nga Covid-19 pas pushimit disa ditësh, për disa mund të jetë një sëmundje më e rëndë – dhe në raste të rralla kërcënuese për jetën. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Serbia

"Pamjet e numërimit të parave në parti", shkaktar edhe për arrestimin e kryetarit të Stambollit

Turqia
Zelensky përshkruan telefonatën me Trump – tregon një

Zelensky përshkruan telefonatën me Trump – tregon një "hapat e parë drejt përfundimit të plotë të luftës me Rusinë"

Botë
Amerikanët mund t'u lënë evropianëve komandën në NATO - këtë të drejt ekskluzive e kanë që nga viti 1951

Amerikanët mund t'u lënë evropianëve komandën në NATO - këtë të drejt ekskluzive e kanë që nga viti 1951

Amerika
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
“Jemi në rrugën e duhur”, thotë Trump pas telefonatës “shumë të mirë” me Zelenskyn

“Jemi në rrugën e duhur”, thotë Trump pas telefonatës “shumë të mirë” me Zelenskyn

Botë
Kalo në kategori