LAJMI I FUNDIT:

Dërgojeni vjehrrën në hotel

Dërgojeni vjehrrën në hotel

Zinxhiri i hoteleve “Holliday Inn” në Britani të Madhe, ka “përgatitur” një recetë për zvogëlimin e stresit gjatë përgatitjeve për natën festive të Krishtlindjeve, duke ofruar lirim për dhomat ku ju mund t’i dërgoni vjehrrat.

Familjet që duan t’i shmangin tensionet eventuale gjatë kohës së festave, mund t’i dërgojnë vjehrrat – që sipas vlerësimeve janë ato që shkaktojnë rrëmujë – në ndonjë nga dhomat e këtij zinxhiri të hoteleve, dhe atë me lirim prej 25%.

“Festat e fundvitit mund të jenë shumë të mundimshme, sidomos në ato familje që përgatisin ushqim dhe ceremonitë festive, andaj rreziku për fjalosje është shumë më i madh se në ditët të tjera”, ka thënë Kirsten Groning, eksperte për raportet njerëzore. /Telegrafi/