LAJMI I FUNDIT:

Deputetja britanike tha se Serbia po kontrabandon armë përmes autoambulancave, KFOR: Nuk ka asnjë dëshmi për këtë

Deputetja britanike tha se Serbia po kontrabandon armë përmes autoambulancave, KFOR: Nuk ka asnjë dëshmi për këtë
Foto: Arkiv

Deputetja në Parlamentin britanik, Alicia Kearns ka ngritur alarmin për kontrabandën e armëve nga Serbia në Kosovë.

Kearns ka deklaruar dje (e martë) në Parlamentin britanik se Serbia po kontrabandonë armë përmes autoambulancave dhe të njëjta po dërgohen në kishat ortodokse.

Ajo ka thënë se për këtë është në dijeni edhe KFOR-i.


“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona janë vënë në dijeni për këtë dhe janë përpjekur të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, procesi i lejes zgjati shumë. Në momentin kur kishte leje– ndodhi e papritura– një ambulancë veçse kishte shkuar në kishë dhe i kishte nxjerrë jashtë përsëri të gjitha armët”, ka thënë Kearns.

Deputetja britanike: Serbia po kontrabandon armë në veri përmes autoambulancave, të njëjtat po dërgohen në kishat ortodokse
Lexo po ashtu Deputetja britanike: Serbia po kontrabandon armë në veri përmes autoambulancave, të njëjtat po dërgohen në kishat ortodokse

Lidhur me këto pretendime të deputetes Kearns, Telegrafi ka pyetur KFOR-in për të marrë një qëndrim rreth kësaj çështje.

Përmes një përgjigje me shkrim, KFOR-i ka theksuar se nuk ka asnjë provë për atë që është raportuar, dhe se deputetja i referohet ngjarjes së vitit 2022, kur Batalioni Mbretëror Fusilier (regjiment ushtarak britanik), u punësua në Kosovë.

“Ngjarja e përmendur nga deputetja britanike i referohet vitit 2022 kur Batalioni Mbretëror Fusilier u punësua në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të KFOR-it. Prezenca e supozuar e armëve ilegale është raportuar në Shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për të gjetur konfirmimin e kësaj, nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Telegrafin.

Pamje të kontrabandimit të armëve me autoambulancë nga Serbia në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Pamje të kontrabandimit të armëve me autoambulancë nga Serbia në veri të Kosovës

KFOR-i më tej shton se nuk ka asnjë dëshmi lidhur me kontrabandën e supozuar nga deputetja Kearns.

“Nuk ka asnjë dëshmi në lidhje me kontrabandën e supozuar të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre.

Tutje KFOR-i ka thënë se për një informim të plotë, ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, që është nën përgjegjësinë e Organizatave të Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori