LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PDK-së: Shkarkimi i Qalajt, i lidhur me arrestimin e Haki Rugovës – mund te jetë mesazh për prokurorët dhe gjyqtarët

Deputeti i PDK-së: Shkarkimi i Qalajt, i lidhur me arrestimin e Haki Rugovës – mund te jetë mesazh për prokurorët dhe gjyqtarët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha ka thënë se shkarkimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj mund të jetë i lidhur me arrestimin ë nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha u shpreh se “nuk e dijë nëse shkarkimi i tij mund te jetë mesazh edhe për prokuroret dhe gjyqtarët që do të merren me këtë çështje.

“Shkarkimi i drejtorit të doganave dhe të ATK-së është veprim politik i këtij Kryeministri të dështuar i cili po tenton që ta politizoj çdo institucion publik në Kosovë”, shkruan Hoxha.


Ai u shpreh se “kjo Qeveri e dështuar e cila me veprime të tilla dëshiron t’i mbuloj skandalet e veta nuk meriton ta udhëheq vendin, si e tillë duhet sa më shpejt të shkarkohet”.

Ndryshe, Zyra e kryeministrit të Kosovës, bën të ditur se kryeministri Avdullah Hoti shkarkoi të premten nga detyra, drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, njofton kryeministria.

Në vend të Qalajt, Hoti emëroi Samedin Mehmetin, ushtrues detyre i PK-së
Lexo po ashtu Në vend të Qalajt, Hoti emëroi Samedin Mehmetin, ushtrues detyre i PK-së

Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë, Hoti ka shkarkuar edhe ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës  Ibrahim Xhaka dhe drejtori i përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj.

Pas Qalajt, Hoti shkarkon edhe drejtorët e Doganës dhe ATK-së
Lexo po ashtu Pas Qalajt, Hoti shkarkon edhe drejtorët e Doganës dhe ATK-së

Hoti ka emëruar Bajram Rexhën, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori