Kryeministri Avdullah Hoti, vazhdon të shkarkojë udhëheqësit në pozita të larta të shtetit.

Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë, Hoti ka shkarkuar edhe ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës  Ibrahim Xhaka dhe drejtori i përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj.

Në vend të Qalajt, Hoti emëroi Samedin Mehmetin, ushtrues detyre i PK-së Në vend të Qalajt, Hoti emëroi Samedin Mehmetin, ushtrues detyre i PK-së

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Shkarkohet drejtori i Policisë, Rashit Qalaj Shkarkohet drejtori i Policisë, Rashit Qalaj

Hoti ka emëruar Bajram Rexhën, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës, njofton Telegrafi.