Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ngritur dyshime se organizimi për punësim në Gjemani, që ndodhi ditë më parë në Prizren, është i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me qëllim të mos liberalizimit të vizave.
Fillimisht ishte deputetja e PDK-së, Luljeta Veselaj-Gutaj e cila e ngriti çështjen e kompanisë gjermane që ofronte mundësi punësimi në Prizren.
“Disi pa paragjykuar konsideroj se ishte një zhvillim aspak normal e më së paku i duhur për rrethanat në të cilat po kalojmë si shtet por përtej kësaj shoh edhe qëllime të caktuara në këtë ngjarje. Dua të dijë nga udhëheqësit e nivelit qendror dhe nivelit lokal, a janë në dijeni për një organizim të tillë në çfarë cilësie është organizuar një mobilizim i tillë për punë jashtë vendit, a kanë leje këta persona apo kjo kompani, a duhet organet shtetërore të analizojnë cilësinë e organizime të tilla duke pas parasysh që këto organizime e sfidojnë në tersi edhe aparatin shtetëror të vendit“, ka thënë Veselaj-Gutaj.
Edhe deputeti i Nismës socialdemokrate, Milaim Zeka, tha se kanë fakte që njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje po i organizojnë këto gjëra në Prizren.
“Ka fakte dhe na kanë ardhur informacione që njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje po i organizojnë këto gjëra në Prizren dhe ata duhet ta marrin përgjegjësinë, janë këta njerëz që duan ta ulin në zero imazhin e Kosovës para ndërkombëtarëve për mos liberalizimin e vizave, sepse këta jetojnë vetëm në skandale, kaos dhe turbullira. Lëvizja Vetëvendosje jeton vetëm kur qytetarët i nxit për gjëra që nuk kanë të bëjnë me realitetin. Mbi bazën e kësaj dola për të thënë se ka informacione dhe është shumë mirë që Policia e Kosovës dhe hetuesit e prokurorët po merren me ngjarjet në Prizren mbrapa të cilave ka dyshime që janë njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.
Po ashtu, Zeka ka kërkuar që çdo të burgosuri t’i kthehet e drejta për paketa, ushqim, pasi kjo e drejt e njeriut iu ka hequr atyre. Ndërsa, me ligjin për paga ka kërkuar që gardianët të kenë pagën e policit. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A