LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës konfirmon hetimet për kompaninë që po ofron punësim në Gjermani

Policia e Kosovës konfirmon hetimet për kompaninë që po ofron punësim në Gjermani

Policia e Kosovës ka filluar hetimet për kompaninë “B.S.B. Aviation” nga Prizreni, e cila në bashkëpunim në bashkëpunim me kompaninë “O.B.M Aviation” nga Gjermania ka premtuar 2000 vende pune në Gjermani për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.


Ai tha se me këtë rast po merret Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e cila është duke i trajtuar në aspektin policor.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit i ka këto informacione dhe të njëjtat është duke i trajtuar në aspektin policor”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, të mërkurën kompania “B.S.B. Aviation”, nga Prizreni mblodhi në shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, shumë qytetarë nga e gjithë Kosova për t’ua treguar kushtet dhe mënyrën e punësimit në Gjermani.

Oferta për punësim në Gjermani prezantohet edhe në Prishtinë, Haradinaj: Organet po merren me rastin e kompanisë për punësim (Video)
Lexo po ashtu Oferta për punësim në Gjermani prezantohet edhe në Prishtinë, Haradinaj: Organet po merren me rastin e kompanisë për punësim (Video)

Ndryshe, një ditë më parë në lidhje me këtë rast ka folur edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili tha se po merren organet kompetente.

Haradinaj: Organet kompetente po merren me rastin e kompanisë për punësim në Prizren
Lexo po ashtu Haradinaj: Organet kompetente po merren me rastin e kompanisë për punësim në Prizren

“Organet kompetente janë në proces, por nuk po paragjykojmë diçka tash, se pse është e vështirë të thuhet menjëherë diçka, por organet kompetente janë në proces. Me siguri do të kemi ndonjë konfirmim se çka po ndodh”, tha Haradinaj.

Mijëra kosovarë interesohen për t'u punësuar në Gjermani (Video)
Lexo po ashtu Mijëra kosovarë interesohen për t'u punësuar në Gjermani (Video)

Por drejtuesit e kompanisë “B.S.B Aviation” kanë thënë dje për Telegrafin se ata nuk janë ftuar nga asnjë organ i shtetit për të dhënë sqarime rreth konkursit të tyre për punë, ndërsa sot Telegrafi ka tentuar t’i kontaktojë në numrin e kontaktit të biznesit në ARBK, por nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike.

Dyshimet kanë ardhur pasi që kompania B.S.B Aviation është regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovë, (ARBK), e  cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) me pronar Bujar Berisha,  është regjistruar si biznes me 24 tetor 2018 me kapital prej vetëm 1000. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori