LAJMI I FUNDIT:

Oferta për punësim në Gjermani prezantohet edhe në Prishtinë, Haradinaj: Organet po merren me rastin e kompanisë për punësim (Video)

Oferta për punësim në Gjermani prezantohet edhe në Prishtinë, Haradinaj: Organet po merren me rastin e kompanisë për punësim (Video)

Pas Prizrenit qytetarët të shumtë edhe në Prishtinë janë interesuar për një vend punë në shtetin e Gjermanisë.

Kompania O.B.M Aviation nga Gjermania dhe kompania B.S.B Aviation nga Prizreni kanë vazhduar me prezantimin e ofertës së tyre për punësimin e 2000 personave nga Kosova në Gjermani.


Por për dallim me Prizrenin ku numri ishte madh, në Prishtinë ky numër ka qenë më i vogël. Në prezantimin e kushteve për punë kanë marr pjesë edhe qytetarë nga komuna të tjera të Kosovës.

Qytetarët duke dëgjuar ofertat për punësim

Karolina Shabani nga Gjilani, i ka shikuar mundësit për tu punësuar në Gjermani. Ajo ka treguar se është gjermano folëse dhe punon në një Call Center, derisa shpreson se do të punësohet për të punuar në aeroport.

Ndryshe profesionet që kërkojnë këto kompani për tu punësuar në Gjermani janë: Infermiere, Shofer kamioni, saldues, pastrues, punëtorë në aeroport në bagazh dhe punë të tjera.

Haradinaj: Organet kompetente po merren me rastin e kompanisë për punësim në Prizren
Lexo po ashtu Haradinaj: Organet kompetente po merren me rastin e kompanisë për punësim në Prizren

Kryeministri Ramush Haradinaj kur është pyetur për këtë kompani dhe ofertës që ka prezantuar në Prizren ka thënë se po merren organet kompetente.

“Organet kompetente janë në proces, por nuk po paragjykojmë diçka tash, se pse është e vështirë të thuhet menjëherë diçka, por organet kompetente janë në proces. Me siguri do të kemi ndonjë konfirmim se çka po ndodh”, tha Haradinaj.

Mijëra kosovarë interesohen për t'u punësuar në Gjermani (Video)
Lexo po ashtu Mijëra kosovarë interesohen për t'u punësuar në Gjermani (Video)

Por drejtuesit e kompanisë B.S.B kanë thënë se ata nuk janë ftuar nga as një organ i shtetit për të japur sqarime rreth konkursit të tyre për punë. /Telegrafi/