LAJMI I FUNDIT:

Denoncon avokati Koci: Njerëz të pushtetshëm pa rend po testohen për COVID-19

Denoncon avokati Koci: Njerëz të pushtetshëm pa rend po testohen për COVID-19

Avokati Arianit Koci ka denoncuar personat me ndikim në shoqërinë kosovare, të cilët, sipas tij, po kryejnë teste për coronavirus pa simptoma dhe pa rend në Institutin Kombëtar për Shëndetësi Publike të Kosovës.

Koci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se njerëz të pushtetshëm po bëjnë presion që të testohen jashtë protokollit të caktuar.


“Dëgjova (nuk e kam të konfirmuar) që në Institutin Kombëtar për Shëndetësi Publike – aty ku bëhen testet për koronavirus – covid 19, personat me ndikim në shoqëri, kanë filluar të shkojnë dhe të kërkojnë të testohen, edhe pa simptoma.Pra, jashtë protokolit të përcaktuar, po bëjnë presion që të testohen. Natyrisht, kjo situatë i streson mjekët. Me fillu secili prej nesh me shku në Institut me kërku me u testu, aty bëhet kaos”, ka shkruar Koci.

Ai ka thënë se nëse kjo praktikë nuk ndalen atëherë do të shpenzohen testet për ata që kanë nevojë.

Postimi i plotë i Kocit:

“Dëgjova (nuk e kam të konfirmuar) që në Institutin Kombëtar për Shëndetësi Publike – aty ku bëhen testet për koronavirus – covid 19, personat me ndikim në shoqëri, kanë filluar të shkojnë dhe të kërkojnë të testohen, edhe pa simptoma.

Pra, jashtë protokolit të përcaktuar, po bëjnë presion/lutje që të testohen.

Natyrisht, kjo situatë i streson mjekët.

Me fillu secili prej nesh me shku në Institut me kërku me u testu – aty bëhet kaos.

Për më tepër, shpenzohen testet për ata që kanë vërtetë nevojë.

Plus, çdo dalje prej shtëpisë e rritë rrezikun për përhapje të infeksionit.

Sasia e kompleteve testuese është e limituar, prandaj janë kushtet dhe simptomat që duhet të plotësohen në mënyrë kumulative, që një person të kualifikohet për testim.

Sidoqoftë, lehtë mund të konfirmohet se kush po testohet – për shkak se çdo person regjistrohet.

Rri n’shpi”, ka shkruar Koci.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se tashmë kanë arritur në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 7 mijë teste të porositura për COVID-19.

Në Kosovë kanë arritur shtatë mijë teste për COVID-19
Lexo po ashtu Në Kosovë kanë arritur shtatë mijë teste për COVID-19

Vitia ka thënë se tashmë kanë inicuar kërkesën për porosi edhe të 10 mijë testeve të reja, ndërsa pranuan edhe një pjesë të materialeve mjekësore mbrojtëse nga OBSH-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori