LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me pesë vite burgim B.S i cili barte drogë me ekskavator

Dënohet me pesë vite burgim B.S i cili barte drogë me ekskavator
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur publikisht Aktgjykimin PKR.nr.330/17, kundër të akuzuarit B.S për veprën penale blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikoterapikë nga neni 229 par.4 nën.par.1 lidhur me par.2 të KPK-së.

“I akuzuari B.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5(pesë) viteve,në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga dt. 30.03.2015 e tutje dhe dënim me gjobë në shumën prej 5.000 € (pesëmijë) euro, të cilën shumë i njëjti është i obliguar ta paguajë në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Gjykata ka konstatuar se i akuzuari B.S me qëllim të shitjes, shpërndarjes, transportit të paautorizuar të substancës narkotike të rrezikshme të llojit marihuanë duke vepruar si anëtarë i grupit bashkë me të pandehurit e tjerë R.U, SH.G, F.D, F.L, I.T, R.T, R. Q dhe H.Z,të cilët janë dënuar më herët nga Gjykata, në vitin 2012, i njëjti B.S,sipas marrëveshjes paraprake kishte siguruar një ekskavator me qëllim të transportimit të substancës narkotike dhe sasinë e narkotikut në peshë prej 257.8 kg, të cilin e kishin vendosur në gomat e ekskavatoritku substancën narkotike të paketuar në pjesë të ndara, në qese të najlonit ekanë vendosur në brendinë e gomave, pastaj ekskavatorin e ngarkojnë në një kamion të tipit Mercedes me ngjyrë të gjelbër dhe me dt. 12.07.2012, në pikën kufitare në Merdarë, ndalohet dhe kontrollohet nga policia ku edhe gjendet narkotiku, andaj me këtë i akuzuari B.S ka kryer veprën penaleBlerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikoterapike nga neni 229 par.4 nën.par.1 lidhur me par.2 të KPK-së”, thuhet në njoftimin e gjykatës.


Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori