LAJMI I FUNDIT:

“Deloitte”: Maqedonia nuk josh investitorët e huaj

“Deloitte”: Maqedonia nuk josh investitorët e huaj

Maqedonia rradhiten e fundit sa i përket interesimit të investitorëve të huaj nga Evropa, tregon hulumtimi i realizuar nga kompania konsultuese “Deloitte”.

Për investim në Maqedoni, Moldavi dhe Mal të Zi interes kanë shfaqur vetëm 10 për qind e investitorëve në Evropën Lindore, ndërsa vendet e Evropës Perëndimore fare nuk kanë shprehur interes për këto vende.

Sipas këtij hulumtimi, Cekia dhe Slovakia janë vende më tërheqëse për investitorët e huaj. Afër 90 përqind e kompanive evropiane i shohin këto dy vende si cak për investimet e tyre.

Studimi është i realizuar me 120 kompani evropiane, tri të katërtat e të cilave në pesë vitet e kaluara kanë pasur më së paku pesë investime. /INA/