LAJMI I FUNDIT:

Delawie në përurimin e linjës së re të këpucëve për fëmijë

Delawie në përurimin e linjës së re të këpucëve për fëmijë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i shoqëruar nga Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, sot do të marrë pjesë në përurimin solemn të linjës së re prodhuese në Fabrikën e këpucëve “Solid” në Suharekë, njoftoi Ambasada amerikane.

“Solid”, prodhuesi i parë i këpucëve në Kosovë, ka përfituar rishtazi një grant nga USAID-i për nisjen e një linje të re këpucësh për fëmijë. Aktiviteti i USAID-it – Fuqizimi i Sektorit Privat, përkrah krijimin gjithëpërfshirës të vendeve të reja të punës duke zhvilluar njëkohësisht kapacitetet e ofruesve lokalë të shërbimeve për të mbështetur sektorin privat të Kosovës në fushat e zgjedhura si: përpunimi i drurit, tekstili, teknologjia e informacionit dhe e telekomunikimit (ICT), efikasiteti energjetik dhe turizmi në natyrë, thuhet në njoftim.

Ceremonia zyrtare është paraparë për në ora 14:00 në fabrikën e këpucëve “Solid” në Suharekë. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori