“Doni të shkatërroni shqiptarët…? Vrisni një katolik dhe më pas akuzoni një mysliman… Shteti shqiptar është lehtësisht i mundshëm të shkatërrohet nëse ekziston vullneti te shërbimet sekrete serbe… Nëntoka serbe, me mbështetjen e shërbimeve të inteligjencës mund të shkaktojë në çdo kohë luftë në Shqipëri”, autori i këtyre deklaratave quhet Dejan Luçiq dhe është një personazh jo pak i njohur në Serbi.
Luçiq fton hapur shërbimet inteligjente serbe të nxisin luftë ndër shqiptarët duke i përçarë ata në vija fetare dhe fisnore.
“Nuk është vështirë të grinden shqiptarët ndërmjet tyre, Toskët dhe Gegët, të krishterë dhe myslimanë. Në linja fisnore dhe fetare lehtë mund të shkatërrohet shteti shqiptar, ndërsa me luftë qytetarëve në Shqipëri u tretet ëndrra për Shqipërinë e Madhe. Vritni një politikan shqiptar, akuzoni konkurrentin e tij dhe ja…, luftë fisnore mes shqiptarëve. Nëse shkaktoni konflikt mes Thaçit dhe Haradinajt çdoherë mund ta ndizni zjarrin”, thotë ai në një intervistë në emisionin televiziv “Në Qendër”.
Nëse disa libra të tij kanë për zemër tema me spiunazh, teori konspiracionesh dhe komplote ndërkombëtare, thëniet e mësipërme më shumë se konspiracion, bien erë ngjarje e zhvillime të ndodhura rregullisht në Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarët në rajon.
I lindur në Beograd në vitin 1950, Dejan Luçiq u diplomua nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd, së bashku me disa emra që më pas do të ndiznin zjarrin ne Ballkan dhe ish Jugosllavi: Është fjala për ish-kreun e shërbimit të sigurimit të shtetit Jovica Stanishiç dhe komandantin e njësive speciale Franko Simatoviq, i mbiquajtur Frenki, i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës për krimet e luftës.
Është fakt i njohur, shoqëria e tij me krerët e shërbimit sekret serb; lidhje këto që kanë prodhuar një seri librash që lidhen me “zbulim të sekreteve” mbi trafiqet e armëve dhe drogës në Ballkan e më gjerë. Parapëlqen tema si teoritë e konspiracionit, frankmasoneria, shoqëritë sekrete, Kisha Katolike Romake, etj. Nuk ka munguar dhe një libër mbi “mafien shqiptare të UÇK-së”; por në përgjithësi, Luçiq ka oreks të veçantë për të ngjallur debate dhe përdorur gjuhën e urrejtjes, me të cilën ka stigmatizuar Vatikanin, myslimanët, hebrenjtë, kroatët, shqiptarët, etj..
Në fillim ka qenë anëtar i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe (SPO) të Vuk Drashkoviqit. Një krenari të veçantë shpreh për origjinën e familjes së tij, duke thënë se është një pasardhës i Jelena Markoviqit, anarkistja e famshme e cila në 11 tetor 1882 në Kishën Katedrale në Beograd qëlloi pa sukses mbi Mbretin Millan Obrenoviq.
Me një sy të parë, deklaratat e hapura, pozat teatrale dhe qëndrimet e mëparshme të Dejan Luçiqit, tradhtojnë një prirje drejt famës në dobi të librave të tij. Nuk është e rastësishme miqësia e Luçiqit me Jovica Stanishiçin, të cilin me Shqipërinë nuk e lidh vetëm qenia shef i UDB-së në kohën e Millosheviqit, por edhe nipi i tij Damir Fazlliqit dhe aferat e këtij të fundit ne Tirane.
Por, le të përqendrohemi në një kënd tjetër analize: Përtej kollajllëkut pompoz të retorikës së Luçiqit, deklaratat e tij përkthehen realisht, në ngjarje që kanë ndodhur në Shqipëri.
Duke lënë mënjanë të kaluarën e largët, kundërvëniet gegë-toskë, Veri-Jug, shfrytëzimi i vrasjes së dikujt për të çuar drejtimin e ngjarjeve diku tjetër dhe akuzuar ndërkaq kundërshtarin politik, janë ngjarje dhe sekuenca ende të freskëta në Shqipëri, e padyshim edhe në Kosovë.
Shteti shqiptar shkatërrohet lehtë? Ngjarjet kanë treguar se, fatkeqësisht, po.
Pavarësisht ngjarjeve te renda, zyrtarisht nuk ka patur deklarime mbi arsyet e shkaterrimeve dhe as procese gjyqesore serioze. Në nëntor 2014, një nga ish-kryeministrat e parë të vendit theu me ne fund heshtjen. Ish-kryeministri Vilson Ahmeti, në një intervistë televizive tha se shkatërrimet e pasvitit 1991 u nxitën nga serbët.
“…Shqipëria ishte në tranzicionin e parë. Njerëzit e pakënaqur dëmtonin pasurinë e tyre duke krijuar kaos e përcillnin pasiguri. Për mua kjo ishte gjëja më e vështirë… Kishte varfëri, zhgënjim nga sistemi i kaluar, kishte influencë tinëzare që i nxiste të krijonin situata të pakëndshme… Serbët janë përpjekur që në mënyrë të rregullt të destabilizojnë Shqipërinë në çdo kohë. Dhe kjo ishte një situatë në të cilën ata kanë vepruar për ta destabilizuar Shqipërinë. Ne kishim të dhëna se ata nxisnin për të kryer shkatërrime masive. Populli ynë sapo kishe dalë nga një sistem diktatorial dhe zhgënjimi ishte i madh dhe kjo shfrytëzohej,” tha Ahmeti.
Edhe studiuesi Auron Tare në një intervistë në DITA në janar 2015 lidhur me disa hulumtime të tij private në dokumentat e deklasifikuar të arkivave amerikane thotë që UDB-ja jugosllave ishte më aktivja dhe më e informuara mbi situatën në Shqipëri.
Nga dokumentet ai ka krijuar përshtypjen që UDB nuk është pa rol në ngjarjet e vitit 1990-1991 në Tiranë.
“Duke pasur parasysh një mori dokumentesh dhe sidomos një prej takimeve të nivelit të lartë ndërmjet amerikanëve dhe UDB-së në vitin 1954, unë mendoj se kjo hipotezë (“kujdestaria” e jugosllavëve në ngjarjet e 1991 – shën red), mund të jetë e vërtetë. Nga dokumentet e deklasifikuara deri më tani mes marrëdhënieve amerikano-jugosllave, duket se UDB-ja kishte një njohje të shkëlqyer të çështjeve shqiptare. Deri më sot janë deklasifikuar dokumente deri në vitet 70, kur t’u vijë radha viteve ’90, me siguri që do të kemi një pamje më të mirë të ngjarjeve të asaj kohe, por deri atëherë qëndron pyetja legjitime: Kush erdhi në pushtet pas vitit 1991? Elita komuniste? Bejlerët e rrëzuar? Apo ndonjë tjetër?”, ka thënë Tare. /DITA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale