LAJMI I FUNDIT:

Dëbimi i pamëshirshëm i familjes Sahiti – fragmente të shkëputura nga libri “Bllaca ‘99”

Dëbimi i pamëshirshëm i familjes Sahiti – fragmente të shkëputura nga libri “Bllaca ‘99”

Në librin “Bllaca ’99- Përjetimet e të dëbuarve me dhunë nga forcat serbe”, me autor Jahja Lluka, Ismail Sahiti sjell përjetimet e tij dhe të familjes gjatë dëbimit nga forcat serbe në prill të vitit 1999.

Në një histori të ndjeshme dhe të dhimbshme, ai përshkruan momentin kur të gjithë banorët e fshatit të tyre, Poturoc në komunën e Lipjanit, u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.


Rrëfimi i Sahitit në këtë libër nis duke kujtuar 1 prillin e vitit 1999, kur forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe i detyruan ata të iknin. Ai ishte vetëm në shtëpi në atë moment, ndërsa pjesa tjetër e familjes ishte e ndarë në disa vende të ndryshme.

Doli nga shtypi libri "Bllaca '99"
Lexo po ashtu Doli nga shtypi libri "Bllaca '99"

Pas largimit nga fshati, ai u drejtua në fshatin Bujan për të u bashkuar me motrën e tij, ndërsa pjesa tjetër e familjes u strehua në Gllogoc të Lipjanit.

“Unë isha vetëm në shtëpi, ndërsa babai me nënën dhe vajzën Shqipen, ishin në Prishtinë, gruaja ime me tre fëmijët ishin në Gllogoc të Lipjanit. Pasi që na dëbuan nga fshati unë shkova në fshatin Bujan, te motra ime, nëpër rrugë dytësore, kurse të nesërmen kam kaluar nëpër Grackë, Topliqane, Kojskë, duke e kaluar lumin Sitnicë, ku mbërrina në Gllogoc tek miqtë ku e kisha gruan me tre fëmijët. Po të njëjtën ditë edhe babain, nënën dhe vajzën që ndodheshin në Prishtinë i kishin larguar nga aty”, thuhet në fragmentin e shkëputur nga libri “Bllaca ‘99” – Përjetimet e të dëbuarve me dhunë nga forcat serbe”

Dhuna dhe persekutimi vazhduan, me forcat serbe që dogjën fshatin e tyre më 3 prill.

Në një përpjekje për të shpëtuar nga kjo situatë e tmerrshme, familja Sahiti u detyrua të merrte arratinë më 26 prill 1999. Ata u nisën në drejtim të Bllacës (kufirit) për të gjetur strehim dhe siguri. Udha ishte e vështirë, me shi dhe sfida të tjera, por ata nuk u ndalën.

Në trenin që i çoi drejt Bllacës, ishin të bashkuar të gjithë anëtarët e familjes, si dhe disa miq dhe të afërm të tjerë. Në këtë moment të vështirë, ata mbështetën njëri-tjetrin dhe vazhduan përpara, duke ikur nga barbaria dhe dhuna serbe.

Historia e familjes Sahiti është vetëm një nga shumë të tjera që shënojnë vuajtjet dhe tragjeditë e mijëra njerëzve në Kosovë gjatë luftës së tmerrshme të viteve 1998-1999. Kujtimi i tyre është një dëshmi e fuqishme për vendosmërinë dhe rezistencën e popullit të Kosovës për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori