LAJMI I FUNDIT:

Debat publik për pesë ligje në fushën e arsimit, Janevska pret të votohen në nëntor

Debat publik për pesë ligje në fushën e arsimit, Janevska pret të votohen në nëntor

Pesë projektligje në fushën e arsimit janë publikuar në sistemin ENER të Qeverisë, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ftuar publikun të marrë pjesë në krijimin e zgjidhjeve.

Ministria e Arsimit njofton se bëhet fjalë për ligje krejtësisht të reja të propozuara për arsimin e mesëm; për arsimin dhe aftësimin profesional dhe për arsimin e të rriturve, si dhe ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin bazë dhe ligjit për kornizën kombëtare të kualifikimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zgjidhjet e propozuara janë përgatitur nga grupet punuese të formuara me vendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, në të cilat anëtarë janë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe disa institucioneve tjera kompetente, ekspertë dhe profesionistë të fushave mësimore dhe akademike.


“Këto ligje tashmë janë gati dhe janë vënë për diskutim publik. Seancë dëgjimore publike do të thotë që kushdo që ka koment mund ta bëjë atë që ne ta marrim parasysh. Nëse e konsiderojmë të pranueshme, sigurisht që do të përfshihet në ligj. Ai është i aksesueshëm për të gjithë palët e interesuara që përbëjnë sistemin arsimor – mësuesit, prindërit, nxënësit më të rritur, administrata. Unë sinqerisht shpresoj se partnerët tanë të huaj që janë informuar dhe që na kanë ndihmuar në shumë mënyra do t’i shikojnë ato ligje dhe do të japin sugjerimet e tyre”, tha ministrja Vesna Janevska.

Pas përfundimit të debatit publik, Janevska thotë se Komisioni Parlamentar për Arsim dhe Shkencë duhet t’i shikojë, të shkojë në Qeveri dhe pastaj të shkojnë në Kuvend për votim. Votimi pritet të bëhet në nëntor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori