LAJMI I FUNDIT:

De Ligt përballet me një dënim prej tri vitesh burg, shkak një aksident

De Ligt përballet me një dënim prej tri vitesh burg, shkak një aksident

Matthijs de Ligt po hetohet nga policia gjermane. Futbollisti i Bayern Munichut është akuzuar se mëngjesin e të mërkurës, më 7 gusht, përplasi një makinë që ndodhej pranë ambienteve të klubit dhe më pas vazhdoi rrugën pa u ndalur. Një akt që tashmë mund të sjellë pasoja për goditjen e një automjeti dhe arratisjen, duke shmangur përgjegjësitë e tij.

Një ngjarje që ka një dëshmitar që vëzhgoi të gjithë aksidentin dhe ngriti alarmin në polici.

Informacionet që janë mbledhur nga gazeta gjermane BILD në të cilat thuhet se Audi Q8 e-tron e De Ligt ka qenë ai që ka shkaktuar dëmin dhe automjeti tjetër është dashur të tërhiqet.


Policia tani po heton për dëmet e pësuara. Prandaj, në këtë moment është e nevojshme të “dëshmohet se ylli i Bayernit e ka perceptuar aksidentin akustikisht, vizualisht ose në mënyrë të prekshme”, ka thënë ekspertja Katharina Theuerkaufer për gazetën gjermane.

Edhe pse mund të duket e pabesueshme, mund të ketë pasoja shkatërruese për karrierën e futbollistit 24-vjeçar, i cili ishte pjesë e skuadrës së Holandës në Euro 2024.

Nëse shpallet fajtor, De Ligt mund të përballet me një dënim deri në tre vjet burg për shkak se ka ikur pa u kujdesur për pronarin e automjetit të prekur ose pa marrë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur, megjithëse kjo nuk është më e zakonshme.

Më e shpeshta në këto raste është sanksioni me gjobë financiare pasi nuk ka të lënduar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Ndërkombëtare
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Kalo në kategori