LAJMI I FUNDIT:

Dasmat shqiptare dikur: Një pamje “tmerri” me nuset që qanin!

Dasmat shqiptare dikur: Një pamje “tmerri” me nuset që qanin!

“Të qara me ulërima derisa të dëgjonte i fundi i katundit ose i lagjes…, se kështu e donte zakoni”…

Kështu media franceze e përshkruante ceremoninë e dasmës, të qarat e nuses si të ishte dita e saj më e tmerrshme. Gazetari shqiptar Ilir Seci e ka publikuar foton e faqes së parë të njërës prej tyre, ku shfaqet nusja në ditën e saj më të lumtur duke qarë me sa fuqi ka. Në krah të saj është i vëllai, i larë me lot gjithashtu, pasi po përcjell nga dera motrën e tij nuse.


Më poshtë mund të lexoni një pjesë të tekstit të përkthyer në shqip: “Të qara me ulërima, derisa të dëgjonte i fundit i katundit ose i lagjes… se kështu e donte zakoni”!

“Ky është një ndër detajet e rëndësishme të ceremonisë së dasmave të vajzave shqiptare në komunizëm. Është një zakon që në fakt është trashëguar më herët. Nuk ishte reflektim i emocionit të ditës, kur vajza lë shtëpinë e prindërve, porse përmes të qarave duhet të tregojë se sa shumë i doje prindërit e sa e ‘fisme’ ishe, se nuk dëshiron të lije prindërit ‘për të shkuar të burri’.

Këtë adet duhet ta respektonin të gjitha nuset, në momentin kur vëllai apo një i afërm tjetër i familjes, i merrte prej krahu për t’i përcjellë tek pragu i derës, atje ku ishin krushqit duke pritur ta marrin në dorëzim.

Në të shumtën e rasteve dhëndri mungonte mes krushqve. Nusja e dhëndri shiheshin në fund të ceremonisë në shtëpinë e dhëndrit, madje të hënën, një ditë pas dasmës, sepse nusja merrte me vete një krushkë e cila flinte atë natë me nusen në shtëpinë e dhëndrit”.

Këto zakone të ceremonisë martesore shqiptare, një pamje “tmerri” të ditës së dasmës, i përcjellin mediet franceze në vitin 1980. /Vox Albaniae/

Në trend Kultura

Më shumë
Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Kulture
NËNA IME

NËNA IME

Fjala+
O GRUA

O GRUA

Poezi
Për Faik Konicën e njohur dhe të panjohur

Për Faik Konicën e njohur dhe të panjohur

Analiza
Surrealizmi

Surrealizmi

Kulture
Grave

Grave

Fjala+
Kalo në kategori