LAJMI I FUNDIT:

Darka e Bereqetit bashkoi mbi 400 pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare

Darka e Bereqetit bashkoi mbi 400 pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare

Aleanca Kosovare e Bizneseve, në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar ”, ka organizuar Darkën e Bereqitit të Kosovës me prodhime vendore, ku ishin të pranishëm mbi 400 pjesëmarrës nga vise të ndryshme shqiptare.

Në darkën e organizuar në hotel “Amazona”, Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se Darka e Bereqetit të Kosovës, po realizohet me qëllim që të bashkoi bizneset, institucionet e spektrit të gjerë rreth prodhimeve vendore, ashtu edhe po ndodh.

“Me këtë po i japim edhe një mbështetje promovimit të prodhimeve vendëse, duke i shijuar këto produkte si më të mirat për konsum gjatë festave të fundvitit, kështu të bëhet traditë konsumuese prodhimi vendor dhe në këtë mënyrë të mbështetet edhe ekonomia dhe buxheti i Kosovës”, tha Shahini.


Kryetari i AKB-së shtoi se edhe Darka e Bereqetit të Kosovës me prodhime vendore, do të bëhet tradicionale, ashtu siç po vazhdojnë edhe “Javët e Biznesit Kosovar”.

Ai ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që festat e fundvitit t’i kremtojnë duke konsumuar prodhimet vendore, nga të cilat do të përfitojnë e zhvillohen jo vetëm bizneset, por edhe do të ket ë rritje të mirëqenies sociale dhe rritje të ekonomisë e buxhetit të shtetit.

Derisa kryetari i AKB-së fliste disa herë pati ndërprerje të energjisë, e që sipas tij mungesa e ndërprerjet e energjisë elektrike vazhdon të dëmtojë shumë edhe biznesin

Shahini, ka kërkuar edhe nga institucionet që të bëjnë politika edhe më të mira për bizneset sidomos ato prodhuese.

“Shpresojmë se viti 2016 do të jetë një vit i rritjes ekonomike dhe zhvillimit”, tha kryetari i AKB-së.

Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se Qeveria e Kosovës vazhdimisht ka mbështetur dhe do të vazhdoi përkrahjen për biznesin me prioritet prodhuesit.

Enver Ferizaj, nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, tha se qytetarët shqiptar duhet që të zhvillojnë viset e tyre dhe kjo do të bëhet më së miri me konsumimin e prodhimeve vendore.

Jonuz Musliu, nga Këshilli Shqiptar në Luginë, tha se qytetarët duhet vetëdij esuar për të konsumuar prodhimet vendore dhe me këtë rritet edhe zhvillimi i trevave shqiptare,

Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanovcit, tha se prodhimet vendore janë më cilësore dhe duhet që pos konsumit të tyre të zhvillojmë edhe rajonet tona.

Xhevahire Izmaku, deputete e Kuvendit të Kosovës, vlerësoi lart realizmin e “Javëve të Biznesit Kosovar” që kanë për qëllim rritjen e konsumit të prodhimeve vendore.

Ajo premtoi mbështetje të kuvendarëve për ligjet e bizneseve dhe për lehtësira tjera.

Shaqir Palushi, nga fabrika e pijeve jo alkoolike ‘Frutex’ e ‘Golden Eagle’, e cila është shpallur top kompania eksportuese, kërkoi nga konsumatorët që sa më shumë të vetëdijesohen për konsumimin e prodhimeve vendore.