LAJMI I FUNDIT:

Dardanet fitojnë turneun në Itali pa asnjë humbje

Dardanet fitojnë turneun në Itali pa asnjë humbje

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e përbërë prej vashave U16, U19 dhe U23 nën udhëheqjen e Kushtrim Munishit ka triumfuar në turneun ndërkombëtar “Il Calcio E’Rosa” që u zhvillua në Itali me ekipe të kolegjeve të ndryshme dhe me kombëtare tjera si Moldavia.

Në finalen të këtij turneu Dardanet arritën ta mposhtin pikërisht Moldavinë, me rezultat 3:1 dhe në këtë mënyrë turneun e mbyllën me bilanc prej katër fitoreve, tri në grupin B (Bolzanon 3;0, Lazion C.R. 8:0 dhe Uellsin 5:0) si dhe sot në finale Moldavinë 3:1.

Mund të thuhet lirisht se në të katër ndeshjet futbollistet e Kosovës kanë treguar jo vetëm lojëra të mira e cilësore, por edhe kulturë të lartë sportive, karakter fituesi dhe imagjinatë të jashtëzakonshme për lojën e futbollit.


Ndeshja finale kundër Moldavisë ishte si qershia mbi tortë, një lojë e fortë ku rivali ishte jashtëzakonisht i mirë, por taktika e vendosur nga përzgjedhësi Munishi dhe shtabi teknik dhanë frytet e veta duke mundur Moldavinë me rezultat 3:1.

Moldavet ishin këmbëngulëse deri në fund por pa efekt. Të parat erdhën në epërsi moldavet përmes penalltisë në minutën e 32-të ku shënoi Ceresku dhe vetëm dy minuta më vonë Kaltrinë Biçkaj po ashtu nga pika e bardhë barazoi shifrat, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi furishëm nga vajzat tona, ku Loreta Lulaj shënoi për epërsinë 2:1.

Dardanet nuk u ndalen as pas këtij goli dhe në minutën e 60-të Kaltrinë Biçkaj shënoi golin e tretë për ekipin dhe të dytin të saj pas një bashkëveprimi me Donjeta Halilajn. Me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja. Shënuesja më e mirë e Kosovës është Loreta Lulaj e cila shënoi në të katër ndeshjet. Festa u bë edhe më madhështore pasi që edhe Përfaqësuesja U19 e meshkujve fitoi në finale kundër Moldavisë me rezultat 1:0.

Moldavia – Kosova 1:3 (1:1)

Stadiumi: FC”Atletico” Fregenae

Shikues: disa dhjetëra

Gjyqtarë:.S. Stavagna, E. Cepece e B. Neroni

Shënuese: C. Ceresku(32 pen.)për Mol. e K. Biçkaj(34 pen, 60) e L. Lulaj(47) për Kos:

K.V. V. Berisha e Kos.

Moldavia:Panova, C. Ceresku, A. Arnautu, I. petelca, A. Sivolobova, C. Tabur, V. mitul, I. Topal, D. Mardari, D.Loghin e V. Turcanu.

Kosova. F. Kolgeci, D. Halilaj,A. Fejza, B. Shala, V. Berisha(D. Graiçevci), L. Temaj, K. Biçkaj(N. Osmani), E. Kryeziu(L. Shumolli), L. Lulaj(D. Lajqi), F. Berisha(L. Misini) e B. Rexhepi.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori