Konferenca “Politika e administratës së Joe Biden ndaj Bosnje dhe Hercegovinës: 30 vjet Federata e BiH” u mbajt në Sarajevë, ku folësi kryesor ishte Daniel Serwer, ish i dërguari i posaçëm amerikan në Bosnje-Hercegovinë.
Në fillim të fjalës së tij, njohësi i Ballkanit shprehu mirënjohjen për mikpritjen që iu bë dhe vlerësoi qytetin e Sarajevës.
“Është e mrekullueshme të jesh përsëri në Sarajevë, një nga qytetet më të bukura në botë. Shumëçka ka ndryshuar që kur erdha në vitin 1994. Dua t’i kujtoj të gjithëve se si dukej Sarajeva. Atëherë rrugët ishin bosh, pa vetura dhe njerëzit ishin të izoluar dhe të ndarë. Civilët duhej të mësonin ku të ecnin në mënyrë që të mos ishin në shënjestër të snajperëve. Madje edhe aeroplani im u godit kur zbrita në Sarajevë për herë të parë”, pohoi ai.
Serwer beson se entitetet në Bosnje dhe Hercegovinë janë në një situatë të palakmueshme, shkruan klix.ba.
Analisti amerikan dhe njëkohësisht profesor në universitetin John Hopkins shtoi se Bosnja dhe Hercegovinës po i kërcënohet paqja.
“Fatkeqësisht, Bosnja dhe Hercegovina duhet të jetë gati për luftë. Milorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiq kanë treguar dhe shpalosur qartë qëllimet e tyre. Ata po krijojnë një botë serbe që duhet të largojë Republikën Serbe nga institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës. Ne pamë se çfarë u përpoqën të bëjnë vitin e kaluar në Banjskë, në Kosovë. Ishte një provokim për të provokuar një reagim, i cili do t’i lejonte më tej Serbisë ose Republikës Serbe të ndërhynte. Ushtria boshnjake, EUFOR dhe NATO duhet të jenë gati për “burrat e gjelbër” dmth lloji i operacionit që rusët kanë kryer tashmë në Krime. Vetëm kur Dodik dhe Vuçiq të jenë të vetëdijshëm se do të ketë një përgjigje të shpejtë ushtarake, atëherë mund të jemi të sigurt se ata nuk do të tentojnë një veprim të ngjashëm siç e pamë në Banjskë”, deklaroi ai.
Ndryshe, Serwer ishte zëvendës shef i misionit dhe i ngarkuar me punë në Ambasadën Amerikane në Romë nga viti 1990 deri në 1993 dhe nga 1994 në 1996, i dërguar special dhe koordinator për Bosnje dhe Hercegovinën. Gjatë këtij kohe, Serwer ndërmjetësoi për t’i dhënë fund luftës në vitin 1994 dhe negocioi marrëveshjen e parë të arritur në bisedimet e paqes të Dejtonit të vitit 1995. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës