LAJMI I FUNDIT:

Dallku: Mund të largoheshim me tre pikë nga Suhareka, kacafytjet nuk janë të mira

Dallku: Mund të largoheshim me tre pikë nga Suhareka, kacafytjet nuk janë të mira

Dukagjini i ka dhënë fund serisë prej dy humbjeve duke marrë një barazim të madh në udhëtim te Ballkani.

Pas 90 minutave lojë rezultati ishte i barabartë 1-1, me klinasit që u larguan me një pikë të madhe në luftën për Evropë.

Pas përfundimit të ndeshjes kishte përplasje mes dy ekipeve, pasi si vendasit ashtu edhe mysafirët nuk ishin të kënaqur me ndarjen e drejtësisë.


Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka thënë se nuk e kupton gjithë këtë presion dhe pakënaqësi të vendasve.

“Nuk e kuptoj gjithë këtë presion, gjithë këtë pakënaqësi. Kur përfundon ndeshja nuk mund të kthehet asgjë prapa”.

“Edhe ne kishim pakënaqësitë tona. Këto kacafytjet mes ekipeve nuk janë të mira. Futbolli nuk përfundon sot, do të luajmë prapë me Ballkanin, do të luajmë edhe me skuadra tjera”.

“Nuk është gjë e mirë, por ndoshta në emocion e sipër mund të kuptohen lojtarët, por ne jemi për të qetësuar situatën”, deklaroi Dallku.

Sa i përket ndeshjes, Dallku ka deklaruar se me pak fat kanë mundur të largohen me pikë të plota nga udhëtimi në Suharekë.

“Sa i takon lojës, me pak kujdes do të mund të merrnim pikë të plota. Falënderoj lojtarët për qasjen”.

“Sot kishim shumë mungesa, por ata që luajtën e kanë dhënë maksimumin”, ka theksuar Dallku. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori