LAJMI I FUNDIT:

Daka: Ligji për zgjedhjet s’u ndryshua nga viti 2008, reforma zgjedhore e domosdoshme

Daka: Ligji për zgjedhjet s’u ndryshua nga viti 2008, reforma zgjedhore e domosdoshme
Foto: Arkiv

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është bërë normale tash e sa kohë në Kosovë. Organizimi i gjithë procesit zgjedhor është përgjegjësi e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për të lehtësuar këtë proces e evituar parregulluesit disa herë është tentuar të reformohet sistemi zgjedhor.

Mosreformimi i procesit zgjedhor sipas ekspertëve, do të sjellë përsëri situata të paqarta.


Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valdete Daka tha se është evidente që patjetër vendit i duhet reformë zgjedhore.

Daka thotë se më së shumti probleme kanë sa i përket votimit jashtë Kosovës dhe lista e votuesve.

“Tashmë kjo çështje është diskutuar shumë herë dhe është shumë evidente që patjetër na nevojitet një reformë zgjedhore e sidomos për çështjet të cilat na kanë sjellë më së shumti probleme, si votimi jashtë Kosovës. Tashmë e dimë për problemet që kanë rrjedh gjatë zgjedhjeve të fundit. Pastaj çështja e listave votuese. Ne tani po e shohim se Shqipëria ka përfunduar një reformë zgjedhore dhe ka aprovuar disa ndryshime. Ajo është identifikimi biometrik, i cili kishte me lehtësuar shumë procesin, por edhe kishte me ngrit saktësinë edhe të listave votuese edhe faktikisht kishte me parandaluar manipulimet eventuale”, tha Daka për Ekonomia Online.

Madje Daka ka thënë se kërkesë e tyre është që të bëhet një reformë e mirëfilltë dhe jo të provohet vetëm kozmetikisht të ndryshohet ligji, i cili sipas saj nuk është ndryshuar që na viti 2008.

“Ne vazhdimisht kemi kërkuar që të aprovohet kërkesa jonë që të bëhet një reformë zgjedhore e mirëfilltë, jo vetëm të provohet që kozmetikisht të ndryshohet ligji. Tashmë dhe shihet që ka nevojë për një reformë më të thellë, aq më parë duke marr parasysh që tashmë  është viti 2021. Ndërkaq Ligji zgjedhor është aprovuar në vitin 2008 dhe ka kaluar një kohë e gjatë dhe ndoshta është një prej ligjeve  të rralla që nuk ka pësuar asnjë ndryshim”.

Mekanizmat ndërkombëtarë si Komisioni Evropian, në raportet vjetore për Kosovën kanë ngritur shqetësim për ngecjen në reformën zgjedhore.

Ndërkohë, një kërkesë të vazhdueshme për reformë zgjedhore në Kosovë kanë pasur edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Përderisa për votimin e reformave në Kuvend, sidomos atyre kushtetuese, do të nevojitet mbështetja e komuniteteve pakicë, ngase do të kërkohet votimi i dyfishtë, përkatësisht që reformat të marrin 80 vota të deputetëve dhe dy të tretat e votave të pakicave.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori