LAJMI I FUNDIT:

Crossover dhe SUV që shpenzojnë pak (Foto)

Crossover dhe SUV që shpenzojnë pak (Foto)

Automjetet ‘crossover’ dhe SUV po shndërrohen në makina të zakonshme nëpër rrugët lokale dhe nuk është e vështirë ta dimë se pse janë kaq të popullarizuara. Këto modele ofrojnë një varg opsionesh që i bëjnë ata shoqërues të jashtëzakonshëm – qoftë për rrugë të shkurtra apo të gjata.

Por, nëse problem e keni shpenzimin e madh në karburant te këto makina, ju sjellim një listë prej 10 modeleve të makinave të mëdha që shpenzojnë pak, raporton Koha.net. Madje, këto modele që do t’i shihni në vijim janë shpallur si makinat ‘crossover’ dhe SUV të vitit 2015 që shpenzojnë më së paku.

Modelet hibride janë ato që kryesojnë, ndërsa në listë hyjnë edhe dy modele Lexus hibridë: NX 300h dhe RX 450h. Në këtë listë hyn edhe modeli i Subarut, XV Crosstrek Hybrid.


Po ashtu, në këtë përzgjedhje hyjnë edhe disa modele me naftë: Mercedes-Benz GLK-Class dhe BMW X3. Kësaj liste i janë shtuar gjithashtu edhe modelet vetëm me gaz, si Chevrolet Trax dhe Mazda CX-5.

Lista e mëposhtme është e bazuar në vlerësimet që i ka bërë Agjencia për Mbrojtjen e Ambientit – EPA (ndërsa në renditje të njëjtë i sjellim edhe me fotografi):

Lexus NX 300h Hybrid — 8.6 L/100KM kombinim (8.1 qytet/ 9.1 autostradë)

Subaru XV Crosstrek Hybrid — 9.1 L/100KM kombinim (9.4 /6.92)

BMW X3 Diesel — 7.84 L/100KM kombinim (8.71 /6.92)

Lexus RX 450h Hybrid — 7.84 L/100KM kombinim (7.35/ 8.4)

Mazda CX-5 — 8.11 L/100KM kombinim (9.05/ 6.72)

Honda CR-V — 8.11 L/100KM kombinim (8.71/ 6.92)

Chevrolet Trax — 8.11 L/100KM kombinim (9.05/ 6.92)

Nissan Rogue — 8.4 L/100KM kombinim (9.05/ 7.13)

Buick Encore — 8.4 L/100KM kombinim (9.41/ 7.13)

Mercedes-Benz GLK-Class Diesel — 8.4 L/100KM kombinim (9.8/ 7.13)

xh1 xh2 xh3 xh4 xh5 xh6 xh7 xh8 xh9 xh10