LAJMI I FUNDIT:

Corsa e re nuk i plotëson pritshmëritë e sigurisë (Foto)

Corsa e re nuk i plotëson pritshmëritë e sigurisë (Foto)

Testimi i realizuar nga EuroNCAP ka sjellë dëshpërim për pëlqyesit e Opelit.

Aduti më i fortë i Opelit për vitin 2015 është Corsa E, mirëpo testimi nga EuroNCAP nuk ka marrë nota maksimale. Në krahasim me konkurrencën në segmentin B, Opel Corsa është treguar automjet i pasigurt, njofton Telegrafi.

Për më keq, Skoda Fabia e re e ka mposhtur në çdo segment Corsan – për mbrojtjen e të rriturve (81% ndaj 79%), mbrojtjen e fëmijëve (81% ndaj 77%), sistemet e sigurisë (69% ndaj 56%). Corsa u tregua më e mirë vetëm në mbrojtjen e këmbësorëve.


Nuk duhet harruar se përveç Skoda Fabias, në vitin e ardhshëm do të vijnë edhe modelet e reja të VW Polo dhe Seat Ibiza që pritet të ofrojnë siguri maksimale.

Nota jo të mira në testime kanë marrë edhe modelet Mini Coope, Smart Fortwo dhe Forfour. /Telegrafi/

cor1 cor2 cor3