LAJMI I FUNDIT:

Çorape që nuk kundërmojnë për ushtarët izraelitë

Çorape që nuk kundërmojnë për ushtarët izraelitë

Ushtarët izraelitë shumë shpejt do të pajisen me çorape unike, të cilat mund t’i mbathin dy javë rresht, pa pasur frikë se këmbët e tyre do të marrin erë dhe do të kundërmojnë.

Këto çorape të punuara nga materiali unik, pas disa muajsh do të jenë pjesë e rregullt e pajisjeve të ushtarëve, bëjnë të ditur mediet izraelite.

Disa testime që janë bërë në kohën e fundit, kanë treguar se këto çorape, që përmbajnë material metalik, u japin mundësi këmbëve të “marrin frymë lirshëm”, pasi që nuk thithin lagështi dhe çdoherë mbesin të terura, bëjnë të ditur mediet lokale. /Telegrafi/