LAJMI I FUNDIT:

Conte kërkon katër vjet për ta fituar Ligën e Kampionëve

Conte kërkon katër vjet për ta fituar Ligën e Kampionëve

Antonio Conte impresionoi në sezonin debutues me Chelsean duke fituar titullin, por pretendon tashmë se i duhen katër vjet të tjerë për të ndërtuar një ekip që mund të rrëmbejë Ligën e Kampionëve.

Londinezët kanë ndryshuar 14 trajnerë në po kaq vjet dhe italiani ndoshta nuk do të ketë shanset e mjaftueshme, megjithatë kërkon më tepër kohë.

Blutë po vuajnë mungesën e lojtarëve në një nga kampionatet më të fortë në botë dhe shumë pak besojnë se do të fitojnë sërish titullin.


Bastoret ‘kryqëzojnë’ Conten, favoriti numër 1 për t'u shkarkuar këtë sezon në Ligën Premier
Lexo po ashtu Bastoret ‘kryqëzojnë’ Conten, favoriti numër 1 për t'u shkarkuar këtë sezon në Ligën Premier

Chelsea ka shpenzuar 150 milionë funte për blerjen e Alvaro Morata, Antonio Rudiger, Tiemoue Bakayoko e Willy Caballero. Por, katër lojtarë të ardhur dhe tetë të larguar janë bilanc që nuk përputhet me një ekip kampion.

“Neve na duhet kohë, ndoshta katër vjet për të luftuar për Ligën e Kampioneve dhe për t’u matur me më të mirët në botë”, ka thënë Conte.

Chelsea do të luajë të dielën në stadiumin Wembley në derbin ndaj Tottenham Hotspur. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori