LAJMI I FUNDIT:

Coca-Cola bëhet kompania më e rëndësishme në Kinë

Coca-Cola bëhet kompania më e rëndësishme në Kinë

Duke blerë fabrikuesin e lëngjeve të frutave Huiyan për 2,5 miliardë dollarë ,Coca-Cola bëhet kompania e huaj më e rëndësishme në Kinë. Kompania amerikane do të paguajë 12,20 dollarë për aksion të kësaj kompanie në Hong-Kong, shumë kjo e cila është 43 herë më e madhe se fitimi i parashikuar për 2008.

Coca-Cola dominon tregun e lëngjeve me gaz në Kinë dhe shpreson të depërtojë në sektorin e lëngjeve të frutave, ku Huiyan është lider me 43% të tregut.

Analistët parashikojnë për tregun kinez të lëngjeve të frutave, një rritje me më shumë se 10% në vitet e ardhshme.

Huiyan beson se do të pesëfishojë të ardhurat për një pesëvjeçar.


Huiyan është një markë me reputacion në Kinë dhe përputhet me aktivitetet e Coca-Cola-s .