LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i rrymës nuk ndryshon deri në prill të vitit 2016

Çmimi i rrymës nuk ndryshon deri në prill të vitit 2016

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, ka thënë se deri më tash janë kontraktuar investime, të cilat kapin vlerën e mbi 22 milionë eurove. Sipas tij, kjo shifër deri në fund të vitit pritet të shënojë rritje.

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se aktualisht nuk ka reduktime në asnjë vend në Kosovë, por mund të ketë vetëm ndalesa që janë të planifikuara nga KEDS-i, për të cilat konsumatorët mund të informohen paraprakisht nga kompania.


“Nuk ka reduktime në asnjë vend. Mund të ketë ndalesa që janë të planifikuara, për të cilat KEDS-i po i informon me kohë konsumatorët. Sa iu përket investimeve, ato po bëhen anekënd Kosovës. Po investohet në zonat në të cilat rrjeti është më i dobët e kështu me radhë. Deri më tash është investuar në qindra projekte nga të cilat kanë përfituar mbi 100 mijë konsumatorë. Vetëm sivjet, deri në nëntor, janë kontraktuar investime mbi 22 milionë euro dhe kjo shifër deri në fund të vitit pritet të rritet”, ka bërë me dije Buzhala.

Ai ka thënë se KEDS-i i ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin dimëror. Sipas tij, ekipet e KEDS-it janë 24 orë në terren. “I kemi bërë përgatitjet maksimale, duke punuar në të gjitha drejtimet dhe hallkat energjetike që na takojnë. Janë implementuar qindra projekte për zgjerim dhe përforcim të rrjetit anekënd Kosovës, është bërë edhe pastrimi i qindra kilometrave trase nga kalojnë linjat elektrike në mënyrë që të evitohet kontakti i drunjve gjatë kushteve të rënduara atmosferike, sikurse është bërë dhe po bëhet mirëmbajtje e vazhdueshme e rrjetit. Ekipet e KEDS-it janë vazhdimisht të mobilizuara në terren gjatë 24 orëve që të ofrojnë shërbime sa më kualitative”, është shprehur Buzhala.Buzhala ka bërë me dije se efiçienca e energjisë elektrike do të rritet pasi, sipas tij, KEDS-i dhe Kompania e Kosovës për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) janë duke u rritur.

“Sa i përket furnizimit, KEDS-i dhe KESCO mund t’i sigurojnë konsumatorët se janë duke operuar në përputhje të plotë me planin e furnizimit me energji elektrike dhe kualiteti i shërbimeve vetëm sa do të vijë duke u rritur. Nuk ka reduktime tash e disa javë. Pra, furnizimi është pa ndërprerje për tërë territorin e vendit. Por, siç jeni në dijeni, furnizimi është i bazuar kryesisht në prodhim vendor dhe nga kushtet atmosferike. Importi është i planifikuar dhe ekzekutohet për ta mbuluar diferencën në mes të prodhimit dhe konsumit të pritur, nëse ai është më i lartë. Ndërsa faktorët e prodhimit dhe kushtet atmosferike nuk kanë të bëjnë me KEDS-in. Zakonisht kapacitetet rezervë janë të mirëmbajtura nga Operatori i Tregut”, ka theksuar Buzhala, duke shtuar se në raste të aksidenteve dhe emergjencave, KEDS-i, KESCO dhe kompanitë e tjera në hallkën energjetike do ta bëjnë çdo gjë që është e mundur që të minimalizojnë ndonjë ndikim apo t’i eliminojnë problemet sa më shpejt të jetë e mundur, duke i informuar konsumatorët me kohë.

Zyrtarja për Marrëdhënie me Publikun në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE), Adelina Murtezaj-Bajrami, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se deri më 1 prill të vitit 2016 nuk do të ketë ndryshim të përcaktimit të çmimit për energji elektrike.

“Siç e dini, vendimi i fundit i Bordit të ZRRE-së për tarifat e energjisë elektrike nuk ka paraparë ndryshim të çmimit. Ky vendim është në fuqi deri më 1 prill 2016”, është shprehur ajo. Ndërkaq, sa iu përket tarifave dimërore, të cilat aplikohen nga 1 tetori deri më 31 mars, Murtezaj-Bajrami ka bërë me dije se ato ndahen sipas strukturës tarifore të energjisë elektrike.

“Tarifat janë të ndara sipas sezoneve dhe kohës ditore të shfrytëzimit. Tarifa e dimrit e lartë është në të gjitha ditët në mes orëve 7:00 dhe 22:00, kurse tarifa dimërore e ulët është në të gjitha ditët në mes orëve 22:00 dhe 7:00. Ndërkaq në sezonin e verës, nga periudha 1 prill deri më 30 shtator, sipas kohës së shfrytëzimit, tarifat e larta janë në të gjitha ditët në mes orëve 8:00 dhe 23:00 dhe tarifa e ulët në mes orëve 23:00 dhe 8:00. Struktura tarifore e bën ndarjen e konsumatorëve edhe sipas konsumit në: Niveli A, prej 0 deri 200 KWH, i cili vlen për të gjithë konsumatorët, Niveli B prej 200 KWH deri 600 KWH dhe Niveli C mbi 600 KWH”.

Kjo ndarje është bërë në mënyrë që pagesa për energji elektrike të jetë e përballueshme për konsumatorët shtëpiakë me të hyra të ulëta, e të cilët momentalisht përfitojnë nga blloku tarifor me konsum të energjisë nën 200 KWH/muaj, e të cilët nuk e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje. Këta konsumatorë shtëpiakë ngarkohen me çmim më të ulët se çmimi mesatar i energjisë”, ka deklaruar Murtezaj-Bajrami. /Epoka e Re /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori