LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës ulet si pasojë e rritjes së dollarit

Çmimi i naftës ulet si pasojë e rritjes së dollarit

Çmimet e naftës amerikane vazhduan rënien mbasdite në Evropë, pas rritjes me pesë dollarë, në një kohë që dollari riforcohet. Tregjet tregojnë gjithashtu për një rritje të prodhimit nga Opek në muajin gusht.

Në orën tre nafta e lehtë amerikane u ul në çmim për 3 dollarë duke u shitur me çmimin prej 118.12 dollarë për barel ndërkohë që nafta Brent u ul me 2,99 dollarë duke u shitur me 117.7 dollarë.
Dollari i cili është motorir e rregullimit të kursit të naftës vazhdoi ngritjen e tij, rreth 1.48 dollarë për një euro.

Të enjtën, përkundër rënies së theksuar të monedhës së gjelbërt, lidhur me shqetësimet e shëndetit financiar amerikan, ndodhi të rriten çmimet e lëndëve të para.

Vëzhguesit janë ndarë në dy grupe konkluzionesh në lidhje me rritjen e çmimit.


Disa mendojnë se e gjitha kjo është një rritje kalimtare dhe disa të tjerë mendojnë se elementët themelorë të tregut favorizojnë një ringritje që do të zgjasë.

Sipas analizës së Reuters rreth çmimeve të naftës, për herë të parë pas 2007 vërehet një ndarje e theksuar e mendimeve të analistëve për vitet në vijim, në lidhje me çmimet e naftës.
Analistët parashikojnë për gushtin një çmim prej 116.58 dollarë.

Duke pritur parashikimet, Opek ka rritur prodhimin.

Sipas Petrologistics, i cili është një kabinet këshilltarësh të specializuar, prodhimi i Opek duhej të rritej me 450 mijë barelë në ditë për gushtin për të prekur 32.95 milionë barelë në ditë, falë rritjes së dorëzimeve në provincën e Angolës dhe Iranit.