LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i fuçisë së naftës vendos rekord, 141 dollarë për barel

Çmimi i fuçisë së naftës vendos rekord, 141 dollarë për barel

Çmim i ri dhe një rekord i ri për një fuçi nafte është vendosur të premten në bursat e Nju Jorkut dhe Londrës.

Për herë të parë çmimi i fuqisë së naftës bruto ka kaluar çmimin e 140 dollarëve, duke vërtetuar parashikimet e frikshme të analistëve për rritjen e çmimeve deri në 200 dollarë për fuqi.

Ky reagim i i tregjeve ka ardhur pas deklaratave të djeshme të presidentit të OPEK-ut se një fuçi naftë mund të shkojë përtej çmimit 150 dollarë, ndërsa Libia ka njoftuar se do të ulë prodhimin, pasi gjykon se tregu po furnizohet me bollëk.

Nga 150 deri në 170 dollarë mund të shkojë këtë verë çmimi i një fuçie naftë, ka deklaruar Cakib Kelil, president i OPEK-ut.


Analistët thonë se këto parashikime po e dëmtojnë tregtimin e naftës, pasi sa herë jepen shifra, tregjet tërheqin blerës spekulativë dhe çmimet rriten. /Telegrafi/