LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i arit të zi do rritet sërish

Çmimi i arit të zi do rritet sërish

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka njoftuar se rritja e kostos për eksplorimet për të zbuluar naftë do të çojë në rritjen e çmimit të arit të zi.

Epoka e naftës së lirë mori fund dhe çmimet mund të arrijnë së shpejti sërish në 100 dollarë për fuçi, thanë përfaqësues të energjisë në një raport për vitin 2008.

Sipas parashikimeve, në vitin 2030 një fuçi naftë do të kapë shifrën e 200 dollarëve.

Rreziku për furnizimin me karburant nuk vjen nga mungesa e vendburimeve, por e investimeve të nevojshme, që do të bëhen për të nxjerrë naftën nga vendet ku gjendet.


Sipas llogaritjeve, do të duhen 26 trilionë dollarë për investime masive në infrastrukturën e energjisë deri ne 2030.