LAJMI I FUNDIT:

Çmimet me ngritje edhe në nëntor

Çmimet me ngritje edhe në nëntor

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin nëntor 2015. Indeksi i çmimeve në Kosovë është më i lartë për 0.1% në muajin nëntorkrahasuar me muajin tetor.

“Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin nëntor 2015 krahasuar me muajin tetor 2015. Ngritje e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupi i perimeve për 4.7% me një ndikim prej 0.2 % në IÇK”, ka njoftuar ASK-ja raporton Telegrafi.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupi i pemëve për -7.9% me një ndikim prej -0.1 % në IHÇK.


“Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie për -0.3% në muajin nëntor 2015 krahasuar me muajin nëntor 2014. Rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-1.4%); qumësht, djath dhe vezë (-3.8%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (-5.3%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-4.2%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-12.1%) – (rënie e çmimit të benzinës dhe naftës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -1.8% në IHÇK”, thekson publikimi i ASK-së.

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupet: mish (2.0%); vajra dhe yndyra (6.6%); sheqer dhe ëmbëlsira (5.2%); kafe, çaj dhe kakao (3.6%); pije alkoolike (12.3%); duhan (9.8%); veshje (1.9%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.5%); prodhime dhe pajisje mjekësore (3.9%); shërbime hoteliere (1.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5 % në IHÇK.

Shkalla e inflacionit, e matur në muajin nëntor 2015 me muajin nëntor 2014 ishte -0.3%. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori