LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e naftës, vazhdon ulja

Çmimet e naftës, vazhdon ulja

Çmimet e naftës janë liruar për të tretën ditë me radhë, për shkak të rënies së kërkesës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e krizës ekonomike.

Një barel naftë gjatë ditës së enjte është shitur për 133.67 dollarë , derisa “brenti” evropian i naftës në bursën Ndërkombëtare në Londër është liruar 38 cent në 135, 43 dollarë për fuçi.

Çmimi i “arit të zi” në krahasim më të martën ka rënë më shumë se 10 dollarë, por edhe më tej është rreth 80 për qind më shumë sesa një vit më parë dhe 40 për qind më shumë sesa në fillim të 2008-tës. /Telegrafi/