LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e importit pësuan rënie

Çmimet e importit pësuan rënie

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit për tremujorin e tretë 2015. Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për -0.1 për qind në TM3 2015 krahasuar me TM2 2015.

“Rënie më të mëdha të çmimeve ishin sipas sektorëve: te shtazët e gjalla, produktet e shtazëve (-2.7 për qind); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-1.7 për qind); produktet minerale (-0.7 për qind); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.5 për qind); produktet bimore (-0.2 për qind); mjetet e transportit (-0.2 për qind) dhe këpucët (-0.1 për qind)”, njofton ASK-ja.

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve, te: vajrat ushqyese (4.7 për qind); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (3.0 për qind); tekstili dhe artikujt e tekstilit (2.6 për qind); letrat dhe artikujt e saj (1.7 për qind); artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.8 për qind); produktet e industrive kimike (0.3 për qind); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e orës (0.3 për qind); druri dhe artikujt e drurit (0.1 për qind) dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (0.1 për qind).


Krahasuar me vitin e kaluar, TM3 2014, çmimet e importit në TM3 2015 pësuan rënie në një mesatare prej -0.7 për qind.

Rëniet më të mëdha, sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (-15.3 për qind); mjetet e transportit (-4.2 për qind); këpucët (-2.8 për qind); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2.3 për qind); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-2.0 për qind); druri dhe artikujt e tij (-1.0 për qind); dhe shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-0.5 për qind).

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore (16.5 për qind); vajrat ushqyese (12.3 për qind); artikujt e ndryshëm të prodhuar (9.7 për qind); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (7.8 për qind), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (6.1 për qind); letra dhe artikujt e saj (5.1 për qind); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (1.9 për qind); artikujt ushqimorë, të përgatitur, pijet dhe duhani (1.0 për qind); produktet e industrive kimike (0.6 për qind) dhe tekstili dhe artikujt e tekstilit (0.6 për qind). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori