LAJMI I FUNDIT:

Çmenduria dhe kinematografia

Çmenduria dhe kinematografia

Arti gjithmonë ka qenë ai që ka shfaqur realitetin në mënyrën më të mirë të mundshme. Aty nuk ka pasur frikë, aty është shfaqur bota e zhveshur nga çdo ‘pëlhurë’, që e ka bërë njeriun të jetojë i shtypur dhe larg realitetit; është vizion i brendshëm, i vënë në lëvizje nga pësimi dhe përjetimi, siç do thoshte Picasso: ‘’Ajo është bijë e pikëllimit dhe e dhembjes’’.

Arti (sti) sheh atë që nuk mund ta shohë shkenca; sikurse që një i ‘çmendur’ sheh atë që nuk mund ta shohë i mençuri.


Përmes shkencës dhe filozofisë bëhet i mundshëm shpjegimi i gjërave – fenomeneve – ndërsa përmes artit dhe fesë kuptimi i tyre.

Nëse s’ka të vërtetë religjioze, s’ka as të vërtetë artistike, thoshte A. Izetbegoviq.

Në kinematografi shpeshherë përmes të çmendurit thuhen gjërat me normale të mundshme, që në këtë botë ‘normale’ janë çmenduri; dhe vetëm një ‘i çmendur’ ka forcën për t’i thënë ato.

Në vështrimin kritik te filmave: ‘’Equus’’ te S. Lumet dhe ‘’Revolutionary Road’’ te S. Mendes, do të shohim realitetin e pasqyrat nëpërmjet ‘çmendurisë’. Në këtë vështrim, do të ndalem me theks të veçantë te: barazia, liria; -në raportet e individit me publiken dhe shoqërinë dhe te dashuria e pasioni.

Liria dhe barazia janë në disporporcion të zhdrejtë me njëra-tjetrën: sa më shumë që të zgjerohet njëra, tjetra fillon të humbet. Aty ku ka liri absolute nuk mund të këtë barazi, sikurse që as aty ku ka barazi absolute nuk mund të këtë liri. Po mos të kishte liri nuk do të mund të kishte as moral.

Në këtë kontekst shoqëria, publikja simbolizon (dhe ka simbolizuar) ligjin, ndërsa ligji barazinë (pa dashur te thellohem në atë se çfarë barazie është e ka qenë) , dhe gjithë kjo barazi është e barabartë me qytetin. Qyteti është vendi ku është manifestuar ky homogjenizim.

Aty ku ka diversitet ka dhe liri, e fshati është simbol i këtij diversiteti. Jo rastësisht kur njeriu kërkon të largohet nga të gjitha, pra të jetë i lirë (në kuptimin e përafërt të lirisë absolute) , ik për në fshat.

Në këtë kontekst e kundërta e shoqërores – publikes – është natyra dhe individi; fshati në këtë rast përfaqëson këtë të dytën. Fshati, aty ku njeriu nuk është thjesht një numër (e cila ndodh me qytetin) , por është subjekt në vete.

Ikja nga qyteti, sado te jetë jofunksionale, është reaksion i pastër njerëzor, nëse secili njeri në një farë mase është poet. Dhe, në pamundësi për të ikur në fshat/natyrë, njeriu ik për të vetvetja e tij; aty gjen lirinë e kërkuar (me poshtë kur do të flasim mbi dashurinë dhe pasionin, do të flitet më gjerë rreth kësaj dhe lidhjen me martesën) .

Ky sistem që e ka shtyrë njeriun në këtë çmenduri, i cili është ndërtuar mbi bazën e ‘Kontratave Shoqërore” (Contract Social) , kritikohet dhe kërkohet te dilet nga kornizat e tij, që ngjasojnë me gjembat e telave te murëve të burgit. Por, a thua ikja për tek vetvetja (te liria) mund të jetë e lehtë…

Tek Equus shohim impenjimin e një të riu të ‘çmendur’ për dashurinë, me një pasion aq të madh sa që e bën të xhelozojë dhe burrin e martuar, që është psikiatri i këtij të riu.
Në këtë film hasim në kritikë ndaj jetësimit të dashurisë nga njerëzit e periudhës moderne dhe postmoderne.

Të duash dhe të dashurosh, dy gjëra që sado qe na duken të njëjta, ato në realitet nuk janë të tilla.
Në periudhën postmoderne, njeriu nuk rrezikon të dashuroj me pasion, sepse të dashurosh ka një kosto, të dashurosh do të thotë të mos bëshë llogari, sepse në dashuri nuk ka interes.

Ka dhe një pjesë nga ata që duan pakëz nga dashuria, pakëz nga interesi; pra të dyja në një. Por, në momebtin që do të humbet balanca, njëra nga këto te dyja do të ‘triumfoj’.

Njeriu postmodern çdo gjë bënë mbi normën e interesit duke vlerësuar – llogaritur – me racionalizëm, përfshirë dhe dashurinë. Pasioni në këtë rast është debitor ndërsa racionaliteti kreditor. Duke parë çdo gjë më normën e interesit, sigurisht që askush nuk do të rrezikonte që të ishte debitori në këtë mes.

Të dashurosh do të thotë të sakrifikosh; për të bërë sakrificë duhet virtytshmëri dhe jo trimëri. Të dashurosh do të thotë të japësh gjithçka nga vetja jote, pa pritur që reaksioni do jetë i njëjtë; të dashurosh do të thotë të mos e llogaritësh koston e vuajtjes që mund ta kesh në fund.

Tani dua të bëj një ndërlidhje në mes të kësaj dhe martesës te filmi ‘’Revolutionary Road’’. Martesa është sikur shoqëria, martesa është institucioni ku individi heq dorë nga liria. Kjo është një nga arsyet se përse martesa dështon në kohën moderne.

Martesa është njësia e parë e shoqërisë ku njeriu ndjenë barazinë (vazhdimësi e pjesës më lart rreth lirisë dhe barazisë) ; pra, në martesë krijohet një themel që për të funksionuar i duhet njeriut të sakrifikojë duke hequr dorë nga liria dhe diversiteti.

Andaj, në këtë filmi i çmenduri ju drejtohet çiftit me këto fjale: “’…këtë zbrazëti çdo kush e heton, ama ta hetosh dëshpërimin në këtë zbrazëti kërkon trimëri…” (për të qenë më e kuptueshme kjo duhet shikuar filmi në tërësi).

Interesant është fakti që këtë nuk mund ta shoh i mençuri, por e sheh i çmenduri. Këtu i çmenduri përfaqëson diversitetin, të qënurit i lirë (lirinë), të qënurit i pavarur nga arsyeja pra përfaqëson imagjinatën; liria është imagjinata këtu, ajo që e mbann njeriun të lirë edhe në robëri.

Mendja – logjika – është bota e domosdoshmërisë; pra nuk mund të thuash se 2 herë 2 është e barabartë me 5, as ah sikur 2 herë 2 të bëshin 4, sepse 2 herë 2 duhet të jetë e barabartë me 4.
Te pjesa ku i çmenduri ju drejtohet çiftit, matematikës (këtu me anë të matematikës thumbohet teknologjia) i bëhet një theks i veçantë jo rastësisht; sepse është ajo që ia kishte marrë ndjenjat dhe e kishte bërë që jetën ta jetojë si një makinë.

Këto shkaktojnë tension në mes të barazisë dhe lirisë, e cila prodhon tensione në mes të ligjit Kushtetutës, shoqërisë dhe individit.

Në epokën tonë nuk kemi më heronj, sepse tashmë sakrifica ka mbetur vetëm një fjalë në fjalor asgjë më shumë. Pa sakrificë nuk mund të këtë heroizma.

Të sakrifikosh do të thotë ta bësh veten kurban për një ideal, kjo është diçka jo shumë e kuptueshme për periudhën tonë.

Sot mendja është një fushë ku gjithçka kalkulohet mbi bazën e interesit. Prandaj, mendja dhe shkenca nuk mund të na ndihmojnë në këtë gjë.

Heidegger mendimin e ndanë në dy pjesë:

– Interpretuesshpjegues dhe

– Kalkulues.

Të menduarit kalkulues, është matematika. Pra, është ai mendim që ka zhvilluar teknologjinë (dhe e ka zbuluar atë) .

Kalkulatori nuk mund t’i perceptojë ndjenjat, sot është teknologjia ajo që po e determinon shkencën, mund edhe të themi që është një hap para saj.

Siç thotë dhe K. Schmitt: edhe pse duket që teknologjia është e paanshme, në të vërtetë që nga shekulli XVI të gjitha përplasjet në mes të ideologjive politike janë bërë duke u thirrur në emër të progresit teknologjik.

Prandaj, ai thotë se, progresi teknologjik është opium për shoqërinë dhe koha vetëm se e ka vërtetuar atë.

Teknologjia më shumë se mik është bërë armik i njerëzores; është ajo që po determinon shkencën, dhe sikur caku i teknologjisë është bërë pushteti mbi natyrën përmes shkencës.

Ndërkaq, arti është krijim i vazhdueshëm i vetes, ku caku i saj është pushteti mbi veten përmes edukimit.

P.S. Për këtë vështrim timin kritik rreth këtyre dy filmave jam frymëzuar nga ligjërata e D. Cündioğlu "Sinemada Psikiyatri". Një pjesë e vështrimit është e ngjashme me kritiken e tij.

Në trend

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori