LAJMI I FUNDIT:

Club Med gati për të ndërtuar resortin në Kakome

Club Med gati për të ndërtuar resortin në Kakome

Resorti Francez “Club Mediterranee” është gati për të ndërtuar kompleksin turistik në bregdetin e Kakomesë, ku do të investohen 75 milion euro, pas tre vitesh negociatash dhe mes shumë peripecive, problemeve ligjore, kryengritjeve të banorëve e shumë të tjera.

Club Med ka arritur të sigurojë lejen e ndërtimit të resorit në Kakome nga Bashkia e Vlorës.

Ky kompleks përmban 350 dhoma luksi me kapacitet 700 shtretër. Fshati do të shtrihet në një sipërfaqe prej 700 000 metra katrorë dhe do të ketë gjithashtu pishina, fusha sporti, kinema, dyqane etj. Kompania Riviera e cila pritet të ndërtojë resorin pritet të shpenzojë më shumë se 75 milionë euro.

Punimet patën filluar para tre vitesh por qenë ndërprerë pasi fshatarët pretendojnë se toka është e tyre. Leja për vazhdimin e ndërtimit u dha pasi kompania dhe fshatarët arritën marrveshje që edhe pronarët e tokave të jene aksionarë