Parashikime të ndryshme të së ardhmes po shfaqen në të gjithë globin. Tom Cassauwers analizon fantashkencën në vendet si Kina, Rusia dhe Afrika, dhe se si paramendimi i realiteteve alternative mund të jetë subversiv. Pjesë të shkrimit të tij, Telegrafi sjell më poshtë.
Dielli është ftohur dhe Toka është bërë e pabanueshme. Vetëm një zgjidhje mbetet për njerëzimin: fluturimi përtej Sistemit Diellor. Ky është sinopsisi i filmit “The Wandering Earth” (Toka e përhumbur), që mund të jetë hit botëror. Ky nuk është një film amerikan me aktorë të bardhë, por adaptimi kinez i një libri të shkrimtarit Cixin Liu.
Kinezët tash po e shpëtojnë njerëzimin, e jo amerikanët. Pamjet artistike që ofroheshin për të ardhmen ishin pasqyrë e ruajtjes së Perëndimit. Por, rajonet dhe autorët tjerë po e tregojnë këtë të ardhme sipas perspektivës së tyre. Lëvizjet e reja kanë shtrirje më të gjerë: që nga fantashkenca ruse (që daton prej shekullit XIX) e deri te Afrofuturizmi – lëvizje e bazuar në shtypjen e racës së zezë. Në anën tjetër kemi librat e kinezëve me tregime revolucionare dhe filmat meksikanë për tregtinë e lirë.
“Fantashkenca sot po prodhohet në vendet jotradicionale”, thotë Anindita Banerjee, profesoreshë në Unversitetin Cornell. “Ky fenomen ka histori më të thellë se shpërthimi i sotshëm”.
Fantashkenca kineze është e popullarizuar në Perëndim, fal përkthimeve të shkrimtarëve si Cixin Liu dhe Hao Jingfang. Ky zhanër në Kinë kaloi në tri faza: pas rënies së Kinës perandorake më 1902; pas revolucionit kinez më 1949; dhe vala e tretë pas viteve 1990 që ndërlidhet me zhvillimin teknologjik.
“Në vitet 1990 del gjenerata e re, ku Liu Cixin është më i njohuri”, thotë Mingwei Song nga Universiteti Wellesley College.
Fantashkenca kineze shihet si reflektim i tregimit për një Kinë që ngritet dhe modernizohet shpejtë duke ndikuar edhe në Perëndim. Por, kjo ka të bëjë edhe me kufizimin e lirisë të shprehjes, anën e padukshme të një realiteti. Në rastin e Cixin Liut kjo nënkupton realitete paralele.
“Kjo valë e re e fantashkencës ka një anë të errët dhe subversive që flet ose për dimensionet e padukshme të realitetit ose thjesht për pamundësinë për të paraqitur një realitet të diktuar nga diskursi i një ëndrre kombëtare”, thotë Mingwei.
Fantashkenca kineze ka shpesh subjekte kontroverse. Në fillim të veprës “The Three-Body Problem” (Problemi i tre trupave) të autorit Cixin Liu, paraqitet babai i karakterit kryesor që linçohet në luftën kolektive në kulmin e Revolucionit Kulturor të Kinës.
“Habitem nga zhvillimi i zhanrit”, thotë Mingwei. “Disa prej tyre janë shumë provokativë. Por, nuk janë censuruar. Mendoj se vazhdon të rritet sepse nuk është literaturë e protestës. Është zhanër letrar që përdor imagjinatën për të eksploruar realitetet e padukshme. Por, kjo nuk e sfidon drejtpërdrejt qeverinë kineze. Megjithatë, fantashkenca përshkruan pjesën e padukshme të realitetit kinez që është fshehur pas imazhit të lavdishëm të Kinës në ngritje”.
Një tjetër formë arti që shikon realitetet e padukshme është Afrofuturizmi.
“Nëse i shikoni pamjet e së ardhmes, nga filmi ‘Blade Runner’ (Vrapuesi në teh) e deri te ‘The Jetsons’ (Xhetsonët), e ardhmja është shumë e bardhë dhe njerëzit me ngjyrë shpesh mungojnë”, thotë Susana Morris, nga Instituti i Teknologjisë në Gjeorgji. “Afrofuturizmi riimagjinon se si do të duket një peizazh futurist me zezakët në qendër”.
Afrofuturizmi daton në vitin 1920 kur WEB Du Bois shkroi tregimin “Kometa” në të cilën vritet tërë popullata njerëzore, përveç një burri të zi dhe një gruaje të bardhë. Shembulli më i njohur i Afrofuturizmit është filmi me superheronj i vitit 2018, “Black Panther” (Pantera e zezë), që përshkruan shtetin Wakanda, një vend të pakolonizuar afrikan që ka qenë në gjendje të zhvillohet si do vet dhe të ketë burimin më të fuqishëm të endergjislë në botë: Vibraniumin!
“Njerëzit mendojnë se Afrofuturizmi është zhanër, por në fakt është lëvizje kulturore. Është mënyrë që zezakët e diasporës të mendojnë për të kaluarën dhe të ardhmen”, shton Morris.
Shkrimtarja Nnedi Okorafors më 2015 shkruan librin “Binti” ku shfaq një fis afrikan njëmijë vite në të ardhmen. Ata janë të zhvilluar, por të mbyllur. Në libër, një nga ekspertët e tyre të matematikës dërgohet në universet ndëryjore.
“Është tregim i mirë që përzien traditën me zbulimin”, thotë Morris.
Afrofuturizmi nuk ndërlidhet me një shtet apo rajon, por me një racë në tërë botën. Prandaj, Morris përmend Sanfokan, simbolin e popullit Akan të Ganës që është zog që sheh prapa po lëvizë para.
Fantashkenca lindore daton nga shekulli XIX. Shkrimtari rus Yevgeny Zamyatin më 1924 shkroi novelën “Ne”, ndërsa polaku Stanislaw Lem ishte njeriu që ndikoi më së shumti në fantashkencën amerikane. Madje edhe bolsheviku Alexander Bogdanov më 1908 shkruan një vepër futuriste, “Ylli i Kuq”, që paraqet Marsin e banuar nga socialistët. Kur rusët më 1957 lansojnë satelitin Sputnik, ky zhanër sikur ringjallet nga shtypja e imponuar nga socrealizimi. Csicsery-Ronay nga Universiteti DePauw thotë se me Sputnikun ndodhni “fantashkenca e jetës së përditshme në BRSS”. Kjo vërehet edhe në filma. P.sh. më 1972 Andrei Tarkovsky bën filmin “Solaris” që ishte si një kundërpërgjigje për “Odisesë” e Stanley Kubrickut. Fantashkenca ruse shërbeu edhe si inkubator për fantashkencën e re dhe ky ndikim shihet edhe te verat e Cixin Liut.
Sidoqoftë, ky zhvillim global na shtynë të mendojmë ndryshe këtë zhanër. Në të kaluarën shihej si pasqyrë e përhapjes së kulturës perëndimore në botë, mbi të gjitha dominimi i industrializimit kapitalist.
“Tash perspektivat po ndryshojnë dhe po shohim se çka po ndodhë jashtë Perëndimit”, thotë Banerjee
Ndonëse jo çdo vepër e fantashkencës perëndimore nuk shihej si politike, alternativa mund të shërbejnë si mjet për mobilizim.
“Ajo që shohim te disa fantashkenca është se shoqëria neoliberale është e paqëndrueshme”, thotë Banerjee, teksa përmend filmin meksikan të vitit 2008, “Sleep Dealer” (Tregtari i gjumit), ku SHBA-ja mbyll kufirin me Meksikën, por meksikanët kontrollojnë robotët që kryejnë punët e tyre të dikurshme në SHBA.
Fantashkenca që nuk është e Perëndimit do të ndikojë në ndërgjegjen botërore, teksa kërkon tregje të reja me koncepte të reja.
“Fantashkenca kineze p.sh. prek temat njerëzore, si mbijetesa e racës dhe se si duhet të jesh i moralshëm në rrethana të rënda. Në fakt, këto janë temat që çdo njeri do të duhet t’i mendojë në botën moderne”, thotë Mingwei. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë