LAJMI I FUNDIT:

City pagoi 117 milionë euro për të, Grealish e mbyll vitin 2024 pa shënuar asnjë gol

City pagoi 117 milionë euro për të, Grealish e mbyll vitin 2024 pa shënuar asnjë gol

Jack Grealish përfundoi një 2024 tepër të keqe, në të cilën, besoni apo jo, nuk shënoi asnjë gol.

Ylli anglez i kushtoi Manchester Cityt 117 milionë euro kur u transferua nga Aston Villa në Etihad, por performanca e tij në klubin e ri është pothuajse e pamundur të diskutohet.

Edhe pse ai fitoi pesë trofe me Manchester City sezonin e kaluar dhe dha një kontribut të konsiderueshëm, pasoi një periudhë në të cilën ai nuk tregoi asnjë shenjë të lojtarit që ishte frika dhe dridhja e të gjitha mbrojtjeve kundërshtare në Aston Villa.


Duket se paraqitjet e Grealish janë në një trajektore në rënie dhe fakti që ai e mbylli 2024-ën pa shënuar asnjë gol, tregon se çfarë fatkeqësie ka qenë ky vit për përfaqësuesin anglez.

Kjo statistikë mund të mos jetë befasuese për një mbrojtës, edhe pse është një rast i rrallë në këtë nivel, por kur shikojmë faktin që anësori bëri 45 paraqitje këtë vit dhe nuk shënoi, tingëllon vërtet tronditëse.

Grealish pritet të largohet nga Manchester City, do t'i bashkohet skuadrës londineze
Lexo po ashtu Grealish pritet të largohet nga Manchester City, do t'i bashkohet skuadrës londineze

Grealish shënoi golin e fundit në fanellën e Manchester Cityt më 16 dhjetor 2023 dhe duke qenë se në vitin 2024 nuk do të jetë më në fushë, kjo do të thotë se do të presë të paktën deri në janar për t’i dhënë fund këtij agjërimi të tmerrshëm.

Paraqitjet e tij në City u reflektuan edhe në vlerën e tij të tregut. Pra vetëm tre vite më parë ai u pagua dhe vlerësohej 117 milionë euro, ndërsa aktualisht vlera e tij është vetëm 45 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori