LAJMI I FUNDIT:

Cili dhe si do të jetë fundi i krizës politike?!

Cili dhe si do të jetë fundi i krizës politike?!

Zgjedhje pa opozitën

Lideri i social-demokratëve Zaev, paralajmëroi se opozita nuk do të merr pjesë në zgjedhjet parlamentare të caktuara për 5 qershor.

„Mbetemi në kërkesën për Listë të pastër zgjedhore dhe rregullim të mediave, këto janë bazat për zgjedhje të drejta dhe demokratike në Republikën e Maqedonisë. Gjithmonë ekzistojnë mënyra që të luftojmë për demokraci dhe liri“, tha Zaev.


Me arsyetimin e Listës së pa pastruar zgjedhore, pa reforma në media dhe mos ndarjen e shtetit nga partia, bojkot të zgjedhjeve të parakohshme lajmëruan edhe parti tjera opozitare.

 VMRO-DPMNE feston

Në orët e vonshme të natës, pasi u shpërbë Kuvendi, ndërsa Zaev njoftoi që nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, nga partia në pushtet VMRO-DPMNE nuk kishte asnjë koment. Nga selia e partisë vetëm buçiste himni i partisë, ndërsa dhjetëra makina me flamuj partiak të VMRO-DPMNE festonin me rënie borive.

 Kuvendi u shpërbë, opozita nuk ishte e pranishme

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski i falënderoi deputet për bashkëpunimin, ndërsa kolegët nga partia e tij e përshëndetën me duartrokitje.

Opozita nuk ishte e pranishme në aktin e shpërbërjes, ndërsa morën pjesë koordinatorët e grupeve parlamentare të BDI dhe PDSH, Talat Xhaferi dhe Imer Aliu, si dhe deputetet e pavarura. Nuk u konstatuan dorëheqjet e ministrave dhe zëvendësministrave plotësues të LSDM.

 Çiçakoski i KSHZ – nuk nënshkruaj Listë të pa pastruar zgjedhore

Nëse mbetet madje edhe një votues kontestues nuk do ta nënshkruaj Listën zgjedhore dhe apeloj deri te të gjithë institucionet të bashkëpunojnë, deklaroi kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandar Çiçakoski. Ai këtë e deklaroi pas seancës në të cilën u miratua Raporti për kontrollet administrative dhe në terren. Sipas Raportit, më kontestues është kontrolli i 72 mijë votuesve të cilët gjenden vetëm në bazën e të dhënave të MPB, por jo edhe në bazat tjera.

Pritet qëndrim nga bashkësia ndërkombëtare

Këtyre ditëve opinioni publik në Maqedoni është në pritje të komentit të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me vendimin e opozitës për bojkot të zgjedhjeve parlamentare, si dhe rreth shpërbërjes së Kuvendit. Vallë do të mbetet e këtillë situata, dhe vallë bashkësia ndërkombëtare do tu jep legjitimitet zgjedhjeve pa pjesëmarrje të opozitës. Sipas informatave, ambasadori amerikan dhe ai i BE, gjatë ditës së djeshme kanë realizuar mision të fuqishëm diplomatik, te të gjithë faktorët, sidomos te nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos.

Situatë e ndërlikuar – krizë brenda krizës, ç’do të ndodh me SPS

Në këto momente në Maqedoni mbretëron një situatë e ndërlikuar politike. Shumica e opinionit publik e sjell në dyshim edhe funksionimin e mëtutjeshëm të Prokurorisë Speciale të Përgjithshme, duke e marrë parasysh gjendjen aktuale politike dhe duke e ditur që Marrëveshja e Përzhinos është lëkundur seriozisht. Vallë ka mundësi që përmes Gjykatës Kushtetuese të suspendohet ekzistimi i Prokurorisë Speciale Publike!?./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori