Pas sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit më shumë se një javë më parë, pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar nxitoi të shprehë shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve.
Megjithatë, ndërsa Izraeli vazhdon të bombardojë Gazën dhe të sulmojë në Bregun Perëndimor të pushtuar, disa qeveri kanë filluar të kritikojnë veprimet e Izraelit – disa më drejtpërdrejt se të tjerat.
Këtu është një listë e disa prej vendeve që i kanë bërë thirrje Izraelit “të ndalojë agresionin e tij dhe të shkojë drejt një armëpushimi”, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Algjeria
Ministria e Jashtme e Algjerisë ka shprehur shqetësim të thellë për sulmet e Izraelit në Gaza, duke e akuzuar atë për shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.
Algjeria gjithashtu ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme ndërkombëtare për të mbrojtur popullin palestinez, të drejtat e të cilit i ka përshkruar si thelbësore për zgjidhjen e konfliktit.
Unioni Afrikan
Kryetari i Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat ka theksuar mohimin e të drejtave themelore të popullit palestinez si shkakun kryesor të tensioneve aktuale. UA u bëri thirrje të dyja palëve që t’i japin fund armiqësive ushtarake dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve.
Belize
Belize ka dënuar “armiqësitë” midis Hamasit dhe Izraelit dhe ka bërë thirrje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm duke mbështetur një shtet palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet dhe duke kërkuar të drejtën e kthimit për palestinezët e zhvendosur nga vendlindja e tyre stërgjyshore.
Brazili
Ministri i Jashtëm brazilian, Mauro Luiz Iecker Vieira, tha të premten se vendi i tij “e ka marrë me shqetësim lajmin se forcat izraelite kërkuan që të gjithë civilët – më shumë se një milion – që jetojnë në Gazën veriore të largohen brenda 24 orëve”.
Veira, i cili po fliste në Nju Jork pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, iu referua vlerësimit të OKB-së se një lëvizje kaq e madhe e njerëzve mund të çojë në “nivele të paprecedentë të mjerimit” për civilët, ndërsa u bëri thirrje – të dy palëve – për t’i dhënë fund dhunës.
Kolumbia
Presidenti kolumbian Gustavo Petro theksoi nevojën që Izraeli dhe Palestina të ulën në tryezën e bisedimeve dhe të punojnë drejt një zgjidhjeje me dy shtete.
Ai bëri krahasime historike midis situatës në Gaza dhe mizorive të kaluara.
Kuba
Kuba ka dënuar dhunën në Izrael dhe Palestinë, duke ia atribuuar atë shkeljes së gjatë të të drejtave palestineze.
Indonezia
Indonezia ka kërkuar një fund të menjëhershëm të dhunës për të parandaluar viktima të tjera, duke argumentuar gjithashtu se pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli ishte shkaku kryesor i konfliktit.
Iraku
Iraku gjithashtu i ka quajtur sulmet në Gaza një vazhdimësi e shtypjes së palestinezëve nën pushtimin e Izraelit.
Irani
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani e ka përshkruar rezistencën palestineze si një reagim të natyrshëm ndaj provokimeve të Izraelit, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Irlanda
Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka dënuar veprimet e Izraelit për ndërprerjen e energjisë elektrike, furnizimit me karburant dhe ujit, duke e quajtur atë një shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe dënim kolektiv.
Kuvajti
Ministria e Punëve të Jashtme të Kuvajtit ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin në Gaza, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë dhunën, të mbrojë popullin palestinez dhe t’i japë fund provokimeve të Izraelit.
Ai ka paralajmëruar se vazhdimi i dhunës do të minonte përpjekjet për paqe dhe perspektivat e një zgjidhjeje me dy shtete.
Maroku
Maroku, i cili po shkon drejt lidhjeve të plota diplomatike me Izraelin, ka shprehur shqetësim të thellë për situatën në Gaza dhe ka bërë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të dhunës dhe një kthim të qetësisë. Vendi theksoi rëndësinë e dialogut dhe negociatave si rrugë për të arritur një zgjidhje me dy shtete.
Në një seancë të Ligës Arabe, ministri i Punëve të Jashtme të Marokut, Nasser Bourita, theksoi “mbështetjen e plotë dhe të palëkundur” të Marokut për Palestinën.
Malajzia
Malajzia ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Rripin e Gazës, duke theksuar okupimin dhe vuajtjen e zgjatur të popullit palestinez dhe përdhosjen e xhamisë Al-Aksa si shkakun kryesor të konfliktit.
Maldivet
Qeveria maldiviane ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës në Rripin e Gazës dhe ka përsëritur solidaritetin e saj me popullin palestinez.
Qeveria e saj ka thënë se paqja e qëndrueshme në Lindjen e Mesme mund të arrihet vetëm përmes një zgjidhjeje me dy shtete bazuar në kufijtë e para vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet të Palestinës.
Norvegjia
Ministrja e Jashtme norvegjeze Anniken Huitfeldt e ka kritikuar bllokadën totale të Gazës si të papranueshme dhe ka theksuar se e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje duhet t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar.
“Vendosja e një bllokade të plotë, duke përfshirë qasjen në energji elektrike, ujë, ushqim dhe mallra të tjera që janë të domosdoshme për mbijetesën e popullatës civile në Gaza, është e papranueshme”, tha Huitfeldt në një deklaratë.
“Shkalla e shkatërrimit në Gaza është e madhe. Një numër i madh civilësh janë vrarë. Duke pasur parasysh një bllokadë të plotë nga Izraeli, pika të mbyllura kufitare dhe sulme të vazhdueshme izraelite, kam frikë se popullata civile në Gaza do të përballet me vështirësi edhe më të mëdha në ditët në vijim”, shtoi ajo.
Omani
Ministria e Punëve të Jashtme të Omanit ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e vazhdueshëm midis palestinezëve dhe izraelitëve, duke theksuar nevojën që të dyja palët të përmbahen dhe duke bërë thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare për të ndaluar përshkallëzimin.
Duke theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit ndërkombëtar, Omani nënvizoi domosdoshmërinë strategjike për gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për çështjen palestineze bazuar në zgjidhjen me dy shtete.
Katari
Katari u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të de-përshkallëzojnë dhe të përmbahen në mes të situatës në përshkallëzim në Gaza, duke e mbajtur Izraelin përgjegjës për përshkallëzimin për shkak të shkeljeve të të drejtave të Palestinës, veçanërisht inkursioneve në Xhaminë Al-Aksa.
Ministria e Punëve të Jashtme i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të detyrojë Izraelin të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat historike të popullit palestinez dhe të parandalojë dhunën e mëtejshme kundër civilëve palestinezë. Katari ka përsëritur qëndrimin e tij të vendosur në mbështetje të kauzës palestineze, duke përfshirë krijimin e një shteti të pavarur të bazuar në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
Rusia
Rusia theksoi se konflikti izraelito-palestinez nuk mund të zgjidhet me forcë, por me mjete politike dhe diplomatike. Rusia bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, duke hequr dorë nga dhuna dhe një proces negociatash me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar për të vendosur paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme.
Presidenti Vladimir Putin ka theksuar “krijimin e një shteti të pavarur Palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet” për të zgjidhur çështjen.
Moska gjithashtu ka refuzuar të listojë Hamasin si një organizatë “terroriste” pas hapave të ngjashëm të ndërmarrë nga Franca dhe Bashkimi Evropian në fillim të kësaj jave.
Siria
Siria ka lavdëruar fraksionet e rezistencës palestineze pas sulmit të fundit të 7 tetorit, ndërsa kritikon pushtimin dhe rrethimin e Izraelit.
Afrika e Jugut
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa nënvizoi të shtunën mbështetjen historike të vendit të tij për “luftën e drejtë” të palestinezëve në një deklaratë publike.
“Të gjithë ne që qëndrojmë këtu premtojmë solidaritetin tonë me popullin e Palestinës”, tha ai, duke përshkruar Izraelin si një “regjim shtypës”.
Venezuela
Qeveria e Venezuelës shprehu shqetësimin e saj në lidhje me situatën në Rripin e Gazës dhe bëri thirrje për përfundimin e dhunës në të gjithë territorin palestinez përmes dialogut të drejtpërdrejtë dhe respektimit të rezolutës 2334 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Venezuela i kërkoi Kombeve të Bashkuara të përmbushin rolin e saj si garantues i paqen dhe ligjshmërinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina me raketat britanike Storm Shadow ka goditur bunkerët e Putinit në Kursk
Ukraina për herë të parë godet Rusinë me raketat britanike Storm Shadow
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026
Situatë dramatike në Beograd dhe Novi Sad, protestuesit u përplasen me policinë - Vuçiq thërret takim urgjent
Erdogan kundër vendimit të SHBA-së rreth raketave me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën
“Do t'i përdorim të gjitha”, thotë Zelensky pasi Ukraina filloi sulmet me raketat ATACMS të SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian