LAJMI I FUNDIT:

Çifti plot epsh fiton procesin gjyqësor

Çifti plot epsh fiton procesin gjyqësor

Një çift suedez ka fituar procesin gjyqësor ndaj fqinjëve – të cilët i kishin paditur ata për shkak të seksit të zhurmshëm.

Fqinjët kishin kërkuar nga gjyqi që të largonte nga ndërtesa e tyre, në Stokholm të Suedisë, çiftin Bjorn Forsberg, 28-vjeç, dhe Michelle Larsson, 26-vjeçe, sepse – sipas tyre – ata gjatë gjithë kohës bënin seks të zhurmshëm.

Mirëpo gjykatësi është shprehur se, gjykata nuk kishte arritur të përcaktonte se prej nga kishte ardhur ajo zhurmë – dhe se çfarë kishin bërë ata brenda apartamentit të tyre.

Megjithatë, me këtë vendim nuk janë ndarë të kënaqur fqinjët e tyre. Njëri prej tyre ka thënë për mediat suedeze se, “ai e kishte dëgjuar britmën prej epshi, tre kat ndër apartamentin e tyre – dhe ka shtuar: “Nuk mendoj se në ato momente kanë luajtur letra”. /Telegrafi/