LAJMI I FUNDIT:

Çifti fejohet në koncertin e Adele (Video)

Çifti fejohet në koncertin e Adele (Video)

Gjatë një koncerti në Londër, Adele ka pësuar, sipas fjalëve të saj, momentin më të bukur në koncertet e saj.

Adele ishte aq e lumtur në lidhje me atë që ka parë gjatë këndimit të këngës “Make You Feel My Love” dhe për disa çaste kishte ndërprerë koncertin.

Sapo ajo përfundoi përpunimin e këngës klasike të Bob Dylan iu është drejtuar audiencës: “A u fejuat ju tani në këtë moment? Oh, Zoti im kjo është e mrekullueshme?! Mendova se ishte një përleshje. Kam parë shumë drita, fotografime, dhe pastaj pashë duar në ajër dhe juve dyve duke u puthur”, komentoi e lumtur Adele dhe e ftoi çiftin në skenë.


“Faleminderit që e keni bërë këtë në koncertin tim. Kjo është shumë e veçantë!”

Çifti zbuloi se së bashku janë për 12 vjet. Pra në koncertet e Adele gjithmonë ndodh diçka zbavitëse.