LAJMI I FUNDIT:

Chrysler tërheq për kontroll Dodge dhe Jeep SUV

Chrysler tërheq për kontroll Dodge dhe Jeep SUV

Korporata e automjeteve Chrysler tërheq për kontroll nga tregu modelet e automjeteve Crossover dhe SUV.

Chrysler ka publikuar se do të tërheqë 184.215 automobila për shkak të prishjeve eventuale në sistemin ajror të jastëkëve dhe shtrënguesve të rripit te sigurisë. Po për këtë problem, Ford në shtator ishte detyruara të tërheqë nga tregu rreth 850.000 automjete.

Me tërheqje janë përfshirë edhe modelet SUV të Jeep Grand Cherokee dhe Dodge Durango nga vitit 2014, e deri më tash nuk është paraqitur asnjë aksident shkaktuar nga këto prishje.


Pjesët e kontestuara në këtë automobil janë prodhime të kompanisë Bosch, e cila, pas tërheqjes së Fordit, për këtë probleme ka njoftuar Agjencinë amerikane për siguri kombëtare dhe trafik. /KP/