LAJMI I FUNDIT:

Chiesa zbulon se cili lojtar i ka bërë më së shumti përshtypje tek Liverpooli deri më tani

Chiesa zbulon se cili lojtar i ka bërë më së shumti përshtypje tek Liverpooli deri më tani

Liverpooli u rikthye tek fitoret në Ligën Premier duke mposhtur me rezultat 3-0 Bournemouthin në ‘Anfield’, aty ku Federico Chiesa bëri debutimin e tij në Ligën Premier.

Chiesa i cili iu bashkua Liverpoolit këtë verë nga Juventusi, ka punuar për t’u rikthyer në gjendje optimale fizike teksa bëri debutimin në ‘Anfield’ pasi ishte aktivizuar paraprakisht pak minuta edhe në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi italian pati një paraqitje të mirë, por ishte Luis Diaz ai i cili vodhi vëmendjen e të gjithëve me dy golat e tij, duke e çuar në pesë totalin e golave të realizuar këtë sezon.


Kjo i bëri përshtypje shumë Chiesas i cili e vlerësoi lartë paraqitjen e bashkëlojtarit të tij në këtë ballafaqim.

“Ai po luan shumë mirë, por mendoj se e gjithë skuadra ka luajtur mirë. Ne u desh që të riktheheshim nga një rezultat i keq ndaj Nottinghamit dhe sot treguam një paraqitje të mirë”.

“Lucho (Diaz) shënoi dy gola fantastik, por e gjithë skuadra luajti mirë sot, të gjithë patën një ndeshje të mirë”, përfundoi ai.

Admirimi i Chiesas për Diaz e dëshmon edhe një herë tjetër rëndësinë që ka kolumbiani për ‘Të Kuqtë’ dhe integrimin e italianit brenda skuadrës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori