LAJMI I FUNDIT:

Chelsea ka dy opsione për repartin ofensivë, njëri nga ta do t’i bashkohet në janar

Chelsea ka dy opsione për repartin ofensivë, njëri nga ta do t’i bashkohet në janar

Chelsea pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të janarit, pasi blutë e Londrës duan të përforcohen.

Sipas talkSPORT , Chelsea ka Liam Delap dhe Evan Ferguson në mesin e objektivave të tyre të mundshëm pasi ata po kërkojnë të forcojnë repartin ofensivë.

Pretendohet se klubi dëshiron të lehtësojë barrën e golave ​​për Nicolas Jackson, i cili ka nëntë gola në 17 ndeshje këtë sezon.


Ferguson ka qenë në radarin e Chelseat edhe vitin e kaluar edhe pse ishte vetëm 20 vjeç.

Enzo Maresca jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve nga Chelsea
Lexo po ashtu Enzo Maresca jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve nga Chelsea

Këtë sezon, koha e tij e lojës për Brighton është kufizuar: ai luajti vetëm dy herë në Ligën Premier si titullar, duke luajtur gjithsej 219 minuta në kompeticion dhe duke shënuar vetëm një herë.

Pavarësisht kësaj, ndërkombëtari irlandez ende vlerësohet në nga 60-80 milionë funte nga Brighton, i cili do të hezitojë ta shesë atë në janar.

Delap ishte zbulimi i këtij sezoni për Ipswich Town , duke shënuar shtatë gola.

Megjithatë, klubi është shumë i etur për ta mbajtur atë gjithashtu, pasi ai shihet si thelbësor për shanset e tyre për mbijetesë në Ligën Premier.

Londinezët kanë disa opsione për repartin ofensivë, por Delap dhe Ferguson shihen si më të arritshmit pasi janë premtues për të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori