LAJMI I FUNDIT:

Chelsea fiton duelin e gjashtë golave përballë Gentit në Ligën e Konferencës

Chelsea fiton duelin e gjashtë golave përballë Gentit në Ligën e Konferencës

Chelsea ka triumfuar 4-2 përballë Gentit në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Pas vetëm 12-të minutash lojë, Blutë kaluan në epërsi me golin e Renato Veigas që shënoi me kokë nga një asistim i Mykhailo Mudryk.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.


Me të nisur pjesa e dytë, Pedro Neto (46’) shënoi për 2-0, ndërsa Axel Disasi ishte në rolin e asistuesit.

Gent ngushtoi epërsinë e skuadrës londineze në 2-1, kur Watanabe u asistua prej Gudjohnsen në minutën e 50-të.

Por, Christopher Nkunku (63’) qetësoi bashkëlojtarët e tij me golin e shënuar për 3-1, ndërsa Veiga krijoi hapësirë që francezi të godiste.

Kiernan Dewsbury-Hall realizoi golin e parë në fanellën e Chelseat për 4-1 në minutën e 70-të.

Gent ia doli të realizonte edhe të dytin për 4-2 përmes Omri Gandelman, që shënoi në minutën e 90-të.

Në raundin e dytë, Chelsea do të përballet me Panathinaikosin, derisa janë skuadër favorite për ta fituar të gjithë garën. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori